Zoran Meter[i]
Ngjarja kryesore e politikës së jashtme javën e kaluar ishin bisedimet e palëve amerikane, ruse dhe ukrainase (natyrisht ende në formate të ndara përsa u përket këtyre dy të fundit më atë amerikane), mbi ndalimin e luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë ekskluzivisht për një armëpushim për një afat prej 30-ditësh, pas të cilit secila palë mund të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë ose jo, dhe jo për ndërpreje afatgjatë të konfilktiti e lëre më pastaj për marrëveshjen paqesore përfundimtare deri te e cila ekziston akoma një rrugë e gjatë dhe e vështirë dhe pyetja është nëse vallë është e arritshme duke patur parasysh faktin se në këtë rast Kievi ndoshta do të nevojitet zyrtarisht (theksojmë: zyrtarisht) të heqë dorë nga territoret e humbura gjë që do të kërkonte edhe ndryshimin e Kushtetutës nga ana e tij.
Këtu mund të sjellim në kujtesë se, marrëveshje paqesore ende nuk ka mes dy Koreve, për gjithçka funksionon mbi bazën e një marrëveshje për ndëprerjen e përherëshme të zjarrit në linjën e ndarjes të cilën e “vizatuan” forcat e tyre të armatosura gjatë luftës e cila zgjati nga viti 1950 deri në vitin 1953.
Në rastin e Ukrainës, ashtu siç duket gjendja luftarake në terren, Kievi mund të humbasë një të pestën e territorit (rreth 20%)- keqdashësit do të thonin shumë, por simpatizantët e Ukrainës mund të thonë se kjo nuk është edhe aq e tmerrshme, duke patur parasysh raportin e forcave të armatosura të dy shteteve dhe kohëzgjatjen e një lufte cfilitëse me një superfuqi bërthamore.
Sidoqë të jetë, asnjë president ukrainas as pas Vollodimir Zelenskit nuk mund t’a pranojë këtë nga ana formale-juridike dhe sëbashku me të edhe vdekjen e tij politike (ndoshta edhe fizike). Kievi humbjen e territoreve ndoshta do t’a pranojë dhe ato do t’i rendisë formalisht në frazën e njohur “territore të pushtuara përkohësisht” apo diçka të tillë.
Dhe këtu vimë te elementi kyç, ku Moska, përveç territoreve të pushtuara, rreth të cilëve nuk ka ndërmend të negociojë, kërkon edhe garanci sigurie për veten e saj dhe jo vetëm për Ukrainën sikurse thuhet rregullisht. Domethënë kërkon eliminimin e shkaqeve që çuan në këtë luftë, domethënë invazionin e nisur në muajin shkurt të vitit 2022, para së gjithash eliminimin e mundësisë së hyrjes së Ukrainës në Aleancën Veriatlantike. Gjithashtu kërkon evitimin e mundësive që Ukraina në të ardhmen të armatoset përsëri në ndonjëfarë momenti dhe kësisoj, e përforcuar të nisë të rikthejë ushtarakisht territoret e humbura. Në këto kërkesa ruse bën pjesë edhe demilitarizimi i cili ka të bëjë me një marrëveshje precize edhe mbi atë sesa ushtarë aktivë mund të ketë Ukraina dhe çfarë lloji dhe sasie armësh mund të zotërojë në mënyrë që të mos përbëjë kërcënim strategjim për Rusinë në të ardhmen.
“Djalli fshihet në detaje”
Mediat perëndimore i përmbahen propozimit të Donald Trumpit si “ dehuri pas parmakëve të gardhit”, domethënë e trajtojnë si të karakterit ultimativ (gjë që kurrsesi nuk është) dhe se Vladimir Putini duhet t’a pranojë se s’bën, gjë pas së cilës nuk do të jenë të nevojshme kurrfarë bisedimesh me Moskën. Kjo tashmë është marrë vesh se është plotësisht e gabuar: Putini në mënyrë dinake e mbështeti në parim, madje edhe e përshëndeti dhe falenderoi Trumpin për idenë dhe mundimin e tij për të ndaluar luftën, por me këtë rast bëri publike edhe kushtet e nevojshme ruse në mënyrë që e gjitha kjo të nënshkruhej.
Ata që e njohin metodologjinë e zhvillimit të bisedimeve diplomatike në përgjithësi, e kanë të qartë se, si gjithmonë, thelbi i tërë këtij propozimi është ekskluzivisht në detaje, e për ata në këtë moment nuk di gjë askush, sepse duket qartë se si pala ruse ashtu edhe ajo amerikane përpiqen që ato të mos “rrjedhin” në opinionin publik. Edhe në mediat e njohura është spekuluar publikisht me këta ose ata propozime të cilat Moska i’a ka dorëzuar Uashingtonit duke i’u referuar këtyre apo atyre burimeve të pacituara, medemek të njohura me situatën, por asgjë nga kjo, e me këtë nuk duhet të lodhemi shumë. Duhen dëgjuar me kujdes jo komentet mediatike, por vetëm ato që vinë nga goja e personave zyrtarë nga Moska apo Uashingtoni – edhe këta madje nga ata të nivelit të lartë. Gjithçka tjetër është e parëndësishme sado të famshme të jenë disa media.
Për këtë do të kënaqem me atë që të mos hyj në çfarëdolloj gjykimi analitik mbi atë sesi do të rezultojë në fund e tërë kjo punë (skenarë të mundshëm ka tejet shumë në mënyrë që të kishte ndonjëfarë kuptimi edhe t’i përdornim). Për më shumë se në këtë moment askush nuk di asgjë – përfshirë edhe palët e interesuara (Moska, Uashigntoni, Kievi) – e aq më pak do të udhëhiqem nga fraza të cilën, pasi e shqiptoi i pari sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio pas takimit në Xhedah, e përsërsin njëzëri si papagajtë të gjithë politikanët europianë: se “topi është në anën e Rusisë”. Natyrshëm ata dëshirojnë të theksojnë se, nëse Moska nuk pranon ndëprerjen e përmendur 30-ditore të zjarrit, do të jetë ajo që nuk dëshiron paqen dhe për këtë do të duhet të ndëshkohet maksimalisht.
Një qëndrim kaq primitiv i politikanëve europianë në lidhje me këtë problem kyç gjeopolitik të botës së sotme nuk është i denjë për shqyrtim serioz, në mos për gjë tjetër, atëherë vetëm për faktin se edhe deri tani Moska është ndëshkuar maksimalisht (e për t’i shpallur luftë natyrshëm askush nga ata nuk dëshiron), ndërsa për politikën europiane në lidhje me këtë çështje do të merremi më poshtë në këtë tekst.
Putini e ka hedhur “topin” në Perëndim
Pra qëndrimi momental i Moskës të cilin e bëri publik të enjten Vladimir Putini në konferencën e përbashkët mediatike me kreun bjellorus Aleksandër Llukashenko në Moskë është ky: Rusia përshëndet më së pari përpjekjet e Donald Trumpit për arritjen e paqes dhe parimisht bie dakord me propozimin e tij “por ekzistojnë ende nuanca që duhen sqaruar”. Ai mund të çojë deri te paqa përfundimtare dhe para së gjithash duhen eliminuar shkaqet që çuan te lufta – tha Putini.
Kaq sa për “topin e përmendur në anën ruse”! Putini me dy fjalë e hodhi atë përsëri në Perëndim. Ndoshta kjo është më mirë sesa t’a kishte “mbajtur topin vazhdimisht”, sepse kjo do të thoshte se ai nuk është më i interesuar për lojën e Trumpit. Më këtë tregon që është, por duhen ende të përcaktohen rregullat e lojës, por edhe gjyqtari që do të përcaktojë nëse të gjithë lojtarët u përmbahen rregullave për të cilat është rënë dakord dhe nuk bëjnë faulle të rënda. Nëse bëjnë, cili do të jetë i ngarkuar dhe çfarë do të duhet të bëjë në këtë rast.
Pra, gjëja, sikurse thashë më lart, është në detaje. Ajo që mund të shihet me siguri në këto “detaje” dhe çfarë është tani për tani e qartë dhe të cilën duhet t’a dinë të gjithë, është fakti se, Moska kurrë nuk do të heqë dorë nga lufta për territoret e pushtuara dhe Krimeja, dhe se kurrë nuk ka për ta pranuar antarsimin e Ukrainës në NATO.
Me fjalë të tjera, Moska kërkon të fillohet nga marrëveshja preliminare e Stambollit e fillimit të muajit prill të vitit 2022 si bazë për bisedime, kur të dyja palët, me ndërmjetësinë e Turqisë, kishin arritur të merreshin vesh për marrëveshjen të cilën më vonë Zelenski, nën ndikimin e Boris Xhonsonit dhe Xho Bajdenit, e hodhi poshtë dhe vendosi ndalimin e bisedimeve me Rusinë. Në dokumentin e Stambollit që atëherë mund të lexohej se Ukraina kishte hequr dorë nga antarsimi në NATO, se kishte pranuar një demilitarizim të caktuar dhe humbjen e rajonit të Donbasit në një vëllim më të vogël se tani. Tani kjo humbje është shumë më e dhimbshme sepse, përveç zgjerimit të dorës së kontrollit mbi Donbasin, ushtria ruse ndërkohë zotëron edhe pjesë të mëdha të rajoneve të Hersonit dhe Zaporozhjes.
Nëse këto “detaje” nuk do të jenë në propozimin përfundimtar të Trumpit (është pothuajse e sigurtë se do të jenë), mendoj se nga kjo marrëveshje nuk ka për të dalë gjë, sepse ndërperja e zjarrit njëmuajshme e tipit të asaj mes Izraelit dhe Hamasit (e cila pikërisht tani dështoi), për Rusinë, e cila i konsideron këto gjëra themelore, nuk do të jetë e pranushme.
Trumpi nuk dëshiron dështimin e bisedimeve.
Trumpi vetëm një ditë pas takimit në Arabinë Saudite, para kamerave të TV në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se në takimin me delegacionin ukrainas është biseduar edhe për territoret dhe se të gjithë e dinë mirë se “për çfarë territoresh bëhet fjalë” dhe se, Kievi tani (në ndryshim nga më parë) është i gatshëm për paqe. Tha se ai në përgjithësi ka shumë më tepër probleme me mosdëgjimin e urkainës sesa me Rusinë për të cilën mendon se dëshiron paqe. Tani, pas takimit në Xhedá, shpreson se kësaj i ka ardhur fundi dhe se luftë do të përfundojë sëshpejti.
Domethënëse! Trumpi deklaroi edhe se çfarëdo kërcënimesh të reja të palës amerikane për Rusinë me vendosjen e sanksioneve të reja (me të cilat menjëherë pas takimit në Arabinë Saudite u nxitua t’a kërcënojë Moskën senatori-skifter republikan Lindesy Graham) nuk do të ketë edhe nëse ajo hedh poshtë propozimin e lartpërmendur amerikan dhe kjo për dy arësye: e para, sepse të gjithë sanksionet e mëparëshme amerikane mbeten në fuqi dhe askush nuk ka ndërmend t’i heqë; dhe e dyta, një shantazh i tillë do t’a largonte Moskën nga bisedimet e mëtejshme “e ku jemi atëherë ” (lexo: në vazhdimin e luftës e cila nuk ka dyshim se do të përshkallëzohej shumë shpejt dhe rrezikshëm, gjë që askush nuk e dëshiron).
Problemi kryesor për Trumpin është sesi t’a detyrojë Kievin për të bërë lëshime të dhimbshme (sepse merr shumë më pak sesa do të kishte marrë nëpërmjet marrëveshjes së Stambollit, gjë për të cilën e di se gjithsesi Kievi është ajo palë e cila në bisedimet treshe ka kartat më të dobëta në dorë (varet plotësisht nga Amerika, sepse europianët janë ashtu siç janë, ShBA-të nuk janë në gjendje t’i zëvendësojnë në asgjë nëse Uashingtoni do të hiqte dorë përfundimisht nga ndihma për Kievin, situata e Ukrainës në fushën e luftës, për të thënë më të butën, është për të mos u patur lakmi).
Për këtë dhjetë ditë para bisedimeve Trumpi stopoi ndihmën e mëtejshme ushtarake amerikane dhe dhënien e të dhënave informuese për Ukrainën, duke dashur t’a “disiplinojë”. Domethënë përdori metodën me të cilën mësuesi nëpërmjet ndëshkimit edulon nxënësin e padëgjueshëm, dhe atëherë për shkak të ndëshkimit adekuat, nxënësi përfundimisht pranon të dëgjojë, masat disiplinore hiqen dhe gjithçka nis nga fillimi. Natyrisht ashtu siç thotë mësuesi.
E kam pas thënë edhe më parë se konfikti urkainas është në thelbin e tij luftë amerikano-ruse dhe se vetëm ata munden dhe me siguri kanë për t’a përfunduar. Se kam patur të drejtë dëshmon edhe deklarata e sekretarit të shtetit Marko Rubio në intervistën dhënë Fox News me 6 mars ku, mes tjerash, tha edhe këtë- sigurisht si zyrtar i lartë amerikan:
“Sinqerisht, kjo është luftë e ndërmjetme mes fuqive bërthamore – Shteteve të Bashkuara të cilat ndihmojnë Ukrainën dhe Rusisë e cila duhet t’a përfundojë sa më shpejt. Askush nuk ka as ide dhe as plan sesi t’a përfundojë. Por Trumpi dëshiron paqen”.
Këtu do të sillja në kujtesë edhe vizitën e kryeministrit britanik Keir Starmer te Trumpi, kur i pari gjatë bisedimeve këmbënguli t’a bindë Trumpin që ShBA-të të ofrojnë garanci sigurie për ushtarët britanikë dhe francezë të cilët mund të vendosen në Ukrainë pas marrëveshjes për ndërprerjen e zjarrit e kur Trumpi e pyeti: a është e gatshme Britania të hyjë në luftë me Rusinë? Atëherë Starmeri, i zënë në befasi nga pyetja, u qesh hidhtaz dhe ktheu kokën mënjanë – i vetëdijshëm se një gjë e tillë është e pamundur pa pjesmarrjen aktive të Amerikës.
Një gjykim
Tani është tashmë e qartë se amerikanët nuk kanë kurrfarë plani konkret strategjik mbi arritjen e paqes në Ukrainë. Trumpi para së gjithash “provon terrenin” dhe i adoptohet asaj që mendon se është e mundur për Amerikën në mënyrë që vetë ajo të mos zhytet akoma më thellë në konflikt. Për këtë nuk merr asgjë “si të përfunduar njëherë e mirë”, i gatshëm edhe për ndonjë lëshim e më pak edhe për ndonjë kafshim (kjo e dyta vetëm retorike dhe vetëm që në sytë e mbi të gjitha opinionit publik amerikan të dukej sikur ai e ka fjalën kryesore dhe i cili bën gjithçka për arritjen e një marrëveshje të ndershme- megjithëse është e qartë se këtu nuk kemi të bëjmë me kurrfarë ndershmërie sepse për një gjë të tillë duhej reaguar kaherë me përpjekje për arritjen e paqes). Gjithsesi në një kafshim të tillë, pas të cilit Putini do t’i ishte mirënjohës për shansin e dhënë dhe të përpiqej të bëjë diçka për ndalimin e luftës dhe do t’i kthente shpinën përgjithmonë. Këtë përfundimisht as Putini nuk e dëshiron, por gjithsesi nuk dëshiron të luajë bixhoz me interesat kombëtare ruse- sidomos tani pas kaq shumë gjaku rus të derdhur dhe pas kaq shumë sanksionesh që janë vendosur kundër vendit të tij.
Mendoj se prej kohësh në Uashington, duke mos e dashur këtë skenar që po zhvillohet tani në truallin ukrainas, janë “zhytur deri në grykë” në këtë konflikt se është investuar tejet shumë në “projektin Ukraina”, dhe se Trumpi është tani i vetmi i cili mund t’a nxjerrë nga balta ukrainase. Sepse elitat amerikane e dinë mirë se mes tij dhe Putinit që kaherë “ekziston njëfarë kimie” e cila detyrimisht duhet shfrytëzuar para se gjithçka të fluturojë në erë.
Kam qënë gjithmonë i mendimit se pikërisht për këtë Trumpi i fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit të kaluar. Dhe këto në kohën kur një gjë e tillë, duke patur parasysh pozitën e tij gjatë katër viteve të qeverisjes së Xho Bajdenit, ishte krejtësisht e pamundur të bëhej ajo që u bë dhe për më tepër të mos pengohet (kujtojmë vetëm një sërë procesesh gjyqësore krejtësisht të pakëndshme dhe tejet të rrezikshme të inicuara kundër tij, nga të cilët disa kërcënonin edhe me burgime afatgjatë si puna e atij për nxitje kryengritje kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kapitol Hill 6 në janar të vitit 2021). Sepse çfarë do të mund të kishte qënë në gjendje të bënte Trumpi sikur të ishte dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe nga gjykata të ishtë përcjellë për në burg? Ndoshta do të kishin pasuar protesta të mëdha ose të vogla, por shumë shpejt do të ishte harruar edhe Trumpi dhe gjithçka rreth tij. Sepse mediat prodemokratike amerikane, të cilat në ShBA janë shumica e madhe, shumë shpejt do t’a kishin kaluar qendrën e gravitetit në drejtim krejtësisht tjetër. Thjesht, jeta ecën përpara dhe humbësit (në këtë rast hipotetik do të ishte Tarumpi) pakkujt i interesojnë.
Për më shumë, tani jam edhe më shumë i bindur se strategët kryesorë amerikanë nga i ashtuquajturi shtet i thellë në “operacionin Ukraina” të tyre nuk besuan kurrë sinqerisht se Moska do të guxonte t’a sulmonte Ukrainën, madje edhe atëherë kur Putini lëvizte në mënyrë demonstrative trupat ushtarake përgjatë kufinjve ukrainas në kuadër të manovrave ushtarake. Synimi i tyre, për mendimin tim, ishte cfiilitja aftgjatë e Rusisë nëpërmjet fokusit të saj të përjetshëm ndaj Ukrainës armike, e cila qëndronte pezull në degën e hyrjes në NATO dhe ushtria e së cilës ishte trajnuar në mënyrë perfekte nga instruktorët e NATO-s gjë që u bë e qartë në ndërtimin e vijës mbrojtjëse në Donbas. Këtë vijë mbrojtëse ushtria ruse deri më sot nuk kishte mundësi t’a thyente plotësisht, e tani ndodhet para vijës së tretë, vijës së fundit dhe mjaft të fortë mbrojtëse (linja Pokrovsk-Çasiv Jar-Kramatorsk-Sllavljansk). Pas kësaj linje është mbrojtja ukrainase nuk ekziston më dhe gjithçka ishte vetëm improvizim, ndërsa konfiguracioni i terrenit kalonte nëpër stepa, tejet të vështira për krijimin e vatrave të forta- deri në lumin Dnjepër.
Natyrisht, Putini e di se duhet t’i japë diçka Trumpit në mënyrë që ai të evitojë sulmet brenda Amerikës dhe nga aleatët se “është i shitur te rusët” dhe në mënyrë që marrëveshjen e ardhshme t’a shpallë sukses gjë që është tepër më e rëndësishme. Vetëm nëse në konsultimet amerikano-ruse bëhet fjalë për një gjë të tillë.
Në mënyrë që Trupmi të mos kërkojë tejet shumë, ushtria ruse para dy javësh nisi ofensivën kundër forcave ukrtainase nga tre drejtime në rajonin kufitar Kursk dhe i’a mori nga dora kartën e negociatave Zelenskit për të cilën është folur haptazi për një vit e gjysëm. Ushtria ukrainase, e befasuar plotësisht, pëson humbje pas humbjeje dhe është vetëm çështje kohe kur ky rajon do të spastrohet përfundimisht.
Europa as në qiell as në tokë
Vendet europiane, të udhëhequra nga Britania e Madhe dhe Franca (të cilëve së shpejti u përbashkohet edhe Gjermania megjithëse ende nuk është formuar qeveria e re) tani po punojnë, sikurse shkruante me 12 mars Bloombergu, për formimin e të ashtuquajturit koalicion të vullnetarëve me 37 vende, përfshirë edhe partnerë aziatikë – të cilët pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi paqen do të dërgojnë njësi ushtarake, avionë dhe anije në Ukrainë dhe në akuatoriumin e saj në Detin e Zi në mënyrë që të pengohet ndonjë agresion i mundshgëm rus në të ardhmen.
Nuk dua të spekuloj nëse do të arrihet një gjë e tillë dhe nëse Moska do të jetë dakord. Më mirë po sjell në kujtesë ecurinë e deklaratave të zyrtarëve kryesorë europianë qëkur Trumpi, para dy muajve, erdhi në pushtet. Në fillim ato ishin në drejtimin e vazhdimit të ofrimit të ndihmës europiane për Ukrainën deri në fitoren e saj përfundimtare dhe thyerjes së okupimit rus. Pastaj këmbëngulën që të vendosej ndërprerja e zjarrit në ajër dhe në det, ndërsa lufta në tokë të vazhdojë sepse Ukraina nuk mund të lejojë që të mbetet pa territoret e saj të pushtuara, gjë që ishte edhe qëndrimi i Zelenskit. Përfundimisht, pas përfundimit të takimit në Xhedá, liderët europianë përshëndetën njëzëri propozimin e parë të Trumpit për ndërprerjen e zjarrit.
Pastaj Emanuel Makroni tundi armët bërthamore franceze si “çadër e re sigurie” për tërë Europën, presidenti polak Andrzej Duda i bëri thirrje Trumpit që të dislokojë në Poloni armët bërthamore amerikane tani të dislokuara në perëndim të kontinentit të vjetër, ndërsa “daullet e luftës” po godasin gjithnjë e më shumë në mbarë Europën. Po rritet histeria dhe po bëhen thirrje për militarizim urgjent, e kësisoj, thënë butë, gjërat nuk duken aspak mirë.
Por, asnjë nga liderët europianë nuk ka forcë të thotë hajde ne vetë t’i vendosim trupat tona ushtarake në Ukrainë pas garancitë amerikane të sigurisë. Një qëndrim i tillë i pabesueshëm pseudo-luftarak i udhëheqësve europianë (i destinuar mbi të gjitha për publikun vendas) nuk kalon pa u vënë re nëpër botë gjë për të cilën Europa përfundimisht humbet pikë në skenën gjeopolitike dhe tregohet sesi nëpërmjet politikës së saj ka kohë që ka rënë në “qorrsokak strategjik”. Shihet qartë se nuk është në gjendje të bëjë asgjë strategjike në mënyrë të pavarur pa ndihmën e Amerikës, por gjtihsesi vazhdon “të rrahë gjoksin me krenari”. Dhe kjo do të mbetet kështu edhe për një kohë të gjatë, sepse për realizimin e planeve për armatosjen të cilët nuk janë harmonizuar ende përfundimisht, dhe duhet të kalojë mjaft kohë që të bëhet një gjë e tillë, dhe kur të jenë, do të harxhohen shumë para për to. Deri atëherë, ndërkohë lufta ukrainase do të jetë e kaluar e kahershme.
Sesi shihet roli i Europës në bisedimet e ardhsme mbi përfundimin e luftës ukrainase, e ka thënë përmbledhtazi në mënyrën më të saktë sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio jo shumë kohë pas takimit në Xhedá. Tha se ShBA-të e shohin Europën si pjesmarrëse në takime, por para së gjithash në lidhje me çështjet e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe çbllokimin e aktivave ruse të ngrira.
Të mençurit kaq i mjafton për ta kuptuar.
Kësisoj nuk do të çuditesha nëse në fund bëhen realitete dhe fjalët e Putinit thënë në konferencën për media me 13 mars, se ndoshta gazi i lirë rus do të rrjedhë përsëri nëpër gazsjellësit e Europës.
Sepse nuk është sekret se larg dritave të skenës ndërmjet përfaqësuesve rusë dhe amerikanë, madje edhe në praninë e përfaqësuesit të pushtetit të tanishëm gjerman bisedohet mbi rivitalizimin e tri nga katër tubat e shkatërruar të gazsjellësit Rryma e Veriut. Megjithëse Berlini zyrtar (edhe në presionin e Londrës) e hedh poshtë si mundësi një gjë të tillë, sepse shprehet se BE-ja ka vendosur që të realizojë planin e saj mbi pavarësinë e plotë nga gazi rus deri në vitin 2027. Po atë gaz të cilin në mënyra të ndryshme në BE, madje edhe në Britaninë e Madhe, vazhdon të vijë nga divi energjetik Shell LNG me tankera në shoqërimin e akullthyeseve ruse nga burimi rus në Artik LNG Yamal-2, gjë që ka shkaktuar reaksion të madh negativ në opinionin britanik por edhe nga Londra zyrtare, gjë për të cilën shkruante me 10 shkurt “Greenpeace” britanike.
Ndërkohë qeveria e re në Berlin do të këmbëngulë të militarizojë vendin në maksimum dhe me këtë do të përpiqet tyë ngrejë prodhimin industrial. Kështu para pak kohësh koncerni më i madh gjerman, dhe një nga më të mëdhenjtë në Europë, për industrinë ushtarake Rheinmetall deklaroi në në kuadër të rritjes masive të prodhimeve të saj ushtarake do të mund të shfrytëzojë edhe fabrikat e disa prodhuesve gjermanë të automobilëve për të prodhuar tanke dhe sisteme radari. Nuk kaloi shumë kohë dhe Volswageni i madh tha se disa pjesë të prodhimeve të tij mund të kalojnë në automjetet ushtarake të destinuara për tërë Europën.
Asociacioni me rolin e Volkswagenit në Wermahtin hitlerian nuk është i rastësishëm. Vetëm se shpresoj një skenar identik nuk ka për t’u përsëritur më në Europë.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-pseudo-ratoborni-stav-europe-kao-pokusaj-izlaska-iz-strateske-tuposti/