Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
Dragan Biseniç*
Ekonomitë Perëndimore dhe europiane në rastin e krizës ukrainase po përjetojnë fatin e udhëtarit të humbur në shkretëtirë. Në fillim atij i duket se gjithçka do të jetë e lehtë dhe se zgjidhja është e afërt, se uji, fresku dhe oazi janë diku aty afër. Por përballja me realitetin nis kur fillojnë haluçinacionet dhe kur serioziteti i fatit është i qartë dhe njohur. Më duket se vetëm tani po ftillohet vetëdija se konflikti në Ukrainë nuk ka për të qenë i shkurtër, as i thjeshtë, dhe se, as bota pas konfliktit nuk ka për të qenë e ngjashme me vitin e lehtë 2019. Lufta në Ukrainë është ngjarje historiko-botërore, akt përmbyllës i periudhës së pas Luftës së Ftohtë dhe fillim i një ere të re dhe të panjohur.
Spektri i ecurive të mundshme lëviz nga një Luftë e re e Ftohtë jostabël ose luftë e nxehtë që përfshin Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën, deri te konflikti i ngrirë në Ukrainë, ose zgjidhje postputiniane në të cilën Rusia bëhet pjesë e arkitekturës së rinovuar europiane të sigurisë.
Sido që të jetë, planifikuesit amerikanë tashmë e parandjejnë mundësinë e shpërbërjes së rendit botëror të tillë si e njohim deri tani, gjithçka e bazuar në besimin dominues se konflikti në Ukrainë nuk është afër zgjidhjes dhe se ka për të zgjatur me vite të tëra. Pentagoni amerikan, pastaj NATO-ja, më tej presidenti amerikan Bajden, kanë përsëritur kësaj jave se mendojnë se Ukrainën e presin vite të tëra lufte, ndërsa Shefi i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura amerikane, Mark Mili thotë së ShBA-të dhe aletatët e saj duhet të jenë të gatshëm ti kundërvihen agresionit rus në Europën Lindore “për një kohë mjaft të gjatë”.
Vlerësime të njejta vinë edhe nga qarqet e shërbimeve të informimit. “Ne do të marrim pjesë për një kohë të gjatë në këtë konflikt dhe për ne kjo do të jetë luftë e cfilitjes”, thotë Stiv Holl, ish shefi i operaciuoneve ruse të CIA-s. “Kjo luftë do të mund të vazhdojë ende gjatë por Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën për liri”, shton Bajdeni.
PASOJA TË PALLOGARITSHME: E gjithë kjo tregon se bota do të përballet ne pasoja afatgjat, më shumë se asnjëherë më parë. Ministrja amerikane e financave, Xhenet Jelen, paralajmëron për “pasoja stërmëdha” që do të ketë lufta në Ukrainë te rezervat globale udhqimore dhe energjetike, gjë që në këmbim do të krijojë një zinxhir pasojash politike në kryeqytetet amerikane dhe Perëndimore. Goditja e luftës në çmimet e benzinës dhe prodhimet ushqimore në ShBA, të cilët tashmë janë rritur në nivelin e inflacionit të lartë, mund të kenë implikime politike, përfshirë edhe fatin e demokratëve dhe të presidentit Xho Bajden në zgjedhjet e ardhshme në mesin e mandatit.
Pasojat globale ekonomike të luftës në Europën Lindore kanë filluar të groposin ekonominë e deritanishme. Drejtori e Blekrok-ut, Lari Fink, i cili administron portofolin më të madh të pronës botërore me shumë prej 10 trilionë dollarësh, parashikon ndërprerjen e lidhjeve ekonomike që kanë lidhur botën pas Luftës së Ftohtë. Nga ana tjetër, ekonomia botërore është përballur me sfida të vështira edhe para luftës në Ukrainë. Pandemia i ka bërë lëmsh zixhirët globalë të furnizimit, gjë që ka sjellë rritjen e inflacionit.
Sanksionet e ashpra ndaj ekonomisë ruse nuk ndëshkojnë vetëm Putinin, por shkaktojnë reaksion negativ edhe në vendet që i kanë vënë. Çmimet e benzinës kanë kërcyer meqënëse Rusia është nxjerrë jashtë nga pjesa më e madhe e tregut global të naftës.
Bajdeni kritikoi “shtrenjtimin e Putinit” në përpjekje për të fituar njëfarë mbulese politike te votuesit e tij që janë të zhgënjyer se po afrohen zgjedhjet e mesit të mandatit. Presidenca e tij- e lindur në krizën e shkaktuar nga pandemija- tani do të shenjohet me një konflikt tjetër të Perëndimit me Kremlinin.
Lufta e gjatë do të jetë e mundimshme dhe test për unitetin e NATO-s. Fakti që 63 antarë republikanë të Dhomës së përfaqësuesve, kryesisht mbëshetës të Trampit, votuan kundër rezolutës së kësaj jave cila mbështet NATO-n, lind natyrshëm frikën për atë se çfarë do të thoshte për unitetin e aleancës së NATO-s kthimi i Trampit në Shtëpinë e Bardhë.
DEJTONI NË DON: Ministrja britanike e punëve të jashtme, Liz Tras bën thirrje për rishikimin e qëndrimit perëndimor në lidhje me sigurinë.
“Koha e bashkëpunimit me Rusinë ka përfunduar. Na nevojitet një qëndrim i ri për sigurinë në Europë i bazuar në forcë, mbrojtje dhe kundërsulm”, tha ajo në Bruksel. Nëse lufta do të zgjasë një vit, atëherë viti 2023 do të jetë vit krize të jashtëzakonshme, parashikojnë analistët e Pentagonit. Ajo për të cilën flitet më së shumti është “konfliti i ngrirë”, i cili çon në “Luftë të Ftohtë të dyfishtë”, ose më mirë të themi konflikt i njëkohshëm amerikan në dy fronte, me Rusinë por edhe me zgjatimin e saj, Kinën. Kësisoj, Ukraina do të shndërrohet në “Bosnjë Eurolindore” në të cilën konflikti do të përmbyllej me njëfarë konference ndërkombëtare e cila mund të quhej Dejtoni në Don.
Në këtë rast, në vitin 2023, çmimet botërore të naftës mbeten mbi 100 dollarë për barelë, ndërsa Europa do të luftojë për tu çliruar nga vartësia prej energjentëve rusë. Dimri i vitit 2022/23 mund ti detyrojë vendet e BE-së që të fillojnë racionalizimin e furnizimit me energji. Kësisoj Europa hyn në recesion.
Megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk do të përballen me recesion, çmimi i lartë i benzinës po vazhdon ti zemërojë amerikanët. Për këtë Partia demokratike është në rrezik të humbasë kontrollin në Senat dhe në Dhomën e përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti. Sipas skenarit, i cili palës amerikane i duket më i mundshëm, palët ndërluftuese do të mbeten të mbërthyera në një konflikt të cilit nuk i dihet fundi, ndërsa liderët europianë do të këmbëngulin të zbusin recesionin ekonomik duke i ofruar Rusisë heqjen e sanksioneve në këmbim të tërheqjes nga Ukraina. Administrata Bajden ndoshta nuk do ta heqë embargon energjetike, por duke dëshiruar rënien e çmimit të naftës në ciklin e zgjedhjeve presidenciale që fillon në mesin e vitit 2013, do ti mbyllë sytë para përdorimit të energjentëve rusë nga ana e vendeve të tjera, përfshirë edhe aleatët e saj europianë.
Supozohet se bisedimet paqesore që po zhvillojnë Franca, Gjermania, Truqia dhe Izraeli, do të zgjasin shumë.
Moska kërkon garanci se NATO-ja të ndërpresë furnizimin me armë për forcat ukrainase dhe të tërheqë premtimin e saj të vitit 2008 se do të pranojë në radhët e aleancës atlantikoveriore Ukrainën dhe Gjeorgjinë. ShBA-të nuk do ta lejojnë një gjë të tillë, megjithëse Zelenski këto kohët e fundit shprehet se ëndërra e Ukrainës për antarsim në NATO nuk është më e realizueshme. Vlerësohet se presidenti ukrainas do ta pranojë neutralitetin nëse pesë antarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit (ShBA, Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca), plus Gjermania dhe Turqia do të jenë garantë të sigurisë së Ukrainës. Ndërkohë Zelenski nuk ka dëshirë të njohë pavarësinë e rajoneve të shkëputura të vendit të tij, Donjeckut dhe Luganskut.
Meqënëse ka shumë mundësi që bisedimet të mbërthehen në këto pika, Uashingtoni do të dëshirojë të dyfishojë furnizimet me armë për forcat ushtarake ukrainase, ndërsa Franca dhe Gjermania shresojnë se mund të arrijnë një marrëveshje me Moskën. Presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari gjerman Olaf Sholc propozojnë një konferencë të gjërë paqesore e cila mund ti përshpejtonte bisedimet mbi kontrollin e armëve mes NATO-s dhe Rusisë. Synimi tyre është të evitojnë një Luftë të re të Ftohtë në Europë.
Ndërkohë, Uaashingtroni kundërshton idenë e mbajtjes së një konference të tillë, sepse shumë veta nga elita e politikës së jashtme amerikane mendojnë se Putini nuk ka paguar akoma sa duhet për invazionin e tij të pajustifikuar në Ukrainë. Antarët drejtues të Kongresit nga të dyja partitë i bëjnë thirrje presidentit të mos i heqë sanksionet, madje edhe ato më të butët, që i janë vënë Rusisë – hap i cili Makroni dhe Sholci mendojnë se janë të nevojshëm për forcimin e paqes edhe kështu të brishtë.
DEGLOBALIZIMI: Sipas skenarit të përpunuar në Pentagon, çmimet e naftës bien, por mbeten në hapësirën nga 75-95 dollarë për barelë. Europa përshpejton përpjekjet e saj për të forcuar burimet e rinovueshme të energjisë, përfshirë edhe ato bërthamore.
Rritja ekonomike e BE-së, pas recesionit 2022/23 arrin një përqind në nivel vjetor, ndërsa ShBA-të do të kenë një rritje dy përqind, ndërsa Kina bie nën pesë përqind. Meqënëse rritja globale bie nën katër përqind, po bëhet gjithnjë e më e sigurtë se bota mund të mbërthehet në një periudhë të gjatë zhvillimi të ngadaltë ekonomik.
Trazirat do të përshkallëzohen edhe në disa pjesë të Afrikës dhe të Lindjes së Afërt që varen nga eksporti ukrainas i grurit. Si pasojë e mbështetjes që i jep Kina Rusisë, Lufta e re e Ftohtë zgjerohet edhe drejt Pekinit. Në këmbim, Moska dhe Pekini thellojnë bashkëpunimin mes tyre. Kina zgjeron sistemin bankar ndërkombëtar të pagesave në mënyrë që tu mundësojë dy fuqive fqinjë të anashkalojnë sistemin ndërkombëtar të pagesave SWIFT. Rusia dhe Kina e kryejnë shumicën e tregtisë mes tyre me juanë dixhitalë, duke ulur kësisoj nevojën për dollarë. Kina gjithashtu në këtë mënyrë pastron rezervat ruse të arit, për të cilat mendohet se vlejnë njëqind miljardë dollarë, duke i shndëruar ato në juanë kinezë të cilat Rusia mund ti përdorë për të blerë mallra kineze. Presidenti kinez Si Gjinping sheh përparësi në zgjerimin e Luftës së Ftohtë me Shtetet e Bashkuara, përforcon retorikën e tij nacionaliste, duke kërkuar mbështetje për luftë të regjimit të tij kundër Perëndimit dhe duke ulur në këtë mënyrë pakënaqësinë në rritje ndaj qeverisjes së tij të kundërshtarëve në Partinë komuniste kineze që dëshirojnë të ndërmarrin reformat e ekonomisë së tregut.
Në këtë situatë lind një bllok joformal kombesh të paangazhuara me asnjërën palë i cili përfshin Indinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vjetnamin, Turqinë dhe Brazilin. Shumica e këtyre vendeve kanë arritur të mbajnë marrëdhënie të mira me Rusinë edhe përkundër presionit të Perëndimit për të izoluar Moskën. Të varur ekonomikisht edhe nga tregtia me Kinën ata gjithashtu dëshirojnë marrëdhënie të mira me Pekinin.
Bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar nga ndryshimet klimatike deri te sfidat e përbashkëta ekonomike, standarteve globalë teknologjikë dhe ndihmës zhvillimore për vendet e varfëra bëhet më i vështirë. Interneti vazhdon të shpërbëhet, sepse rivaliteti në rritje mes ShBA-e dhe Kinës i detyron ata të tentojnë që, në lidhje me problemet dixhitale, të tërheqin sa më shumë shtete në anën e tyre.
Rritja ekonomike globale vazhdon prirjen drejt rënies me forcim të deglobaizimit. Institucionet multilaterale ndërkombëtare, që nga Kombet e Bashkuara e deri te Organizata Botërore e Tregtisë dhe Organizata Botërore e Shendetsisë shpërbëhen, ndërsa rendi botëror i tillë sikurse e njohim ne dezintegrohet.
Nga kjo pikë janë të mundshme dy rrugë: krijimi i një rendi të ri, ose rendja drejt apokalipsit global. Për këtë Dejtoni në Don është e nevojshme sa më parë.
https://www.danas.rs/nedelja/novi-svetxski-poredak-ili-globalna-apokalipsa/