Zoran Meter-Gjeopolitika[i]
Gjeopolitika, do të thoja edhe gjeografia, e Sirisë në më pak se dy javë ka ndryshuar deri në atë pikë sa nuk mund të njihet më.
Natyrisht, shkaku janë ngjarjet më të reja në këtë vend dhe përshkallëzimi i shpejtë i konfliktit luftarak, i paparë që në vitin 2016 dhe kulmimi i luftës mes ushtrisë zyrtare siriane të cilën e mbështet Irani, ose më mirë lëvizja libaneze proraniane shiìte Hejzbollah dhe Rusia (nëpërmjet forcave ajrore) me grupime të ndryshme islaimiste dhe të ashtuquajturën opozitë e matur. Ata e kanë befasuar shumë opinionin publik botëror dhe bashkësinë e analistëve gjeopoliticienë, gjë që është një shenjë e qartë e përgatitjes së tyre.
Fundjavën e kaluar filloi sulmi i njësive radikale islamiste brenda grupimit Hayat Tahrir al-Sham (HTS) e cila kulmoi me atë që në më pak se një javë luftë arritën dy trofe të mëdha: pushtimin e qyteteve të mëdha Alepo dhe Hama, gjë pas së cilës hap hapësirë edhe për përparimin drejt qytetit të madh të radhës Homs- në jug të Hamës.
Këto janë qytete për të cilët, në luftën civile që nisi në vitin 2011, forcat proqeveritare të presidentit Bashar al-Assad luftuan për një kohë të gjatë dhe përgjakshëm për t’i vënë nën kontroll, gjë që më në fund edhe i’a arritën. Por shumë pak veta pas këtyre ngjarjeve mund ta mendonte se, përsëri, dhe në mënyrë kaq të rrufeshme, gjërat do të riktheheshin në pikën e nisjes.
Cilët janë humbësit më të mëdhenj dhe cilët fituesit
E gjithë kjo flet për ekzistencën e një plani veprimi operativ të menduar mirë, realizimi i rë cilit mund të përfshijë edhe një sërë lojtarësh të jashtëm me rëndësi, sepse lëvizja e lartpërmendur HTS nuk mund t’a realizonte një gjë të tillë në mënyrë kaq të efektshme dhe të pavarur.
Fillojmë sëpari me pyetjen se cili në një zhvillim të tillë të ngjarjeve është humbësi më i madh? Nuk ka dyshim se ky është presidenti sirian Bashar Assad dhe pas tij Irani. Roli i Rusisë në të gjithë këtë nuk është i qartë deri në fund, dhe atij do t’i kthehemi më poshtë në këtë tekst. Tani për tani vetëm do të them se ngjarjet aktuale dramatike në Siri, pas lajmeve fillestare mbi rënien e mundshme të Alepos, në hapësirën mediatike ruse pothuajse janë zhdukur, dhe për më tepër nuk ka reaksione të rëndësishme edhe informacione nga kreu shtetëror i vendit, përveç atij të bërë publik mbi bisedën telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kreut turk Rexhep Taip Erdogan jo shumë kohë pas rënies së Alepos – përmbajtja e të cilës nuk është bërë publike.
Cilët janë fitimtarët, do të ishte pyetja e dytë logjike. Tani për tani fitimtar kryesor imponohet Izraeli, duke patur parasysh se Hejzbollahu tashmë është tërhequr pothuajse plotësisht nga Siria dhe është kthyer në Liban pas fillimit të operacionit izraelit të kufizuar (më shumë ajror) në Jug të Libanit si ndihmë për rrjetën operative të shkatërruar dhe çorientuar në këtë vend. Me fjalë të tjera, nga Izraeli dhe Siria fqinjë është çrrënjosur aleati iranian dhe kundërshtari më i rrezikshëm izraelit në këtë vend.
I dyti (ndoshta edhe i pari në vartësi se nga cila anë e sheh ndokush) është Turqia. Nëpërmjet sukseseve luftarake të HTS-së një pjesë e së cilës (jo të gjithën) e kontrollon Turqia, ky është vendi që ka zgjidhur problemin kryeësor të sigurisë dhe ka përmbyllur plotësisht procesin e vendosjes së zonës tampon në territorin e ngushtë të Sirisë në kufi me Turqinë, me gjërësi rreth 30 kilometra dhe ky zgjatet pothuajse gjatë tërë kufrit mes dy vendeve. Pjesën më të madhe të kësaj zone tampon e kontrollon ushtria turke, pasiqë që në fund të dhjetëvjeçarit të kaluar kreu operacione pushtimi të zonës veriperëndimore siriane Afrim të banuara kryesisht nga kurdët, e pas kësaj vendosi nën kontroll ushtarake edhe kufirin mes dy shteteve më të gjatë se 100 kilometra që nga pjesa lindore e Alepos deri të qyteti i banuar nga kurdët Kamshilija – pothuajse në trekëndëshin me Irakun. Pjesët e tjera ndërkufitare, përfshirë edhe qytetin Alepo tani i kontrollojnë forcat besnike të Turqisë.
Me këtë Turqia, do të thoja, ka realizuar synimet e saj minimaliste në Siri. Mendoj se me këto ajo është e kënaqur (sëpaku deri tani) dhe se në këto rrethana të ndërlikuara globale dhe rajonale as që i bie ndërmend për synimet maksimaliste që përfshijnë ato që kanë qënë në kohët e Perandorisë Otomane. Pa marrë parasysh faktin se këto synime janë ende të gjalla në Turqi. Një komentator në një media të njohur turke tha si më poshtë: “Ka ardhur koha që Turqia t’a rikthejë përfundimisht territorin e vendit osman Sirinë, sipas shembullit të Rusisë në Ukrainë. Në Siri duhet të ecim përpara nën tingullin e thirrjeve ‘Allah, Allah’ dhe këngën e jeniçerëve”.
A i nguli përsëri Erdogani “thikën pas shpine” Putinit
Nuk e përjashtoj, por gjithsesi nuk e besoj. Sepse, jam i sigurtë se Rusia dhe Turqia sinqerisht nuk dëshirojnë një konflikt mes tyre sepse do të ishte katastrofal për të dy vendet. Për më shumë, që të dy shtetet janë në kryqëzimin e lëkundjeve tektonike globale gjeopolitike dhe kësisoj vetëm shtetarë plotësisht të papërgjegjshëm po ashtu edhe elita të tilla të vendeve mund të inicojnë fushata luftarake kundër rivalëve tejet të fuqishëm.
Mendoj se, në vend të konfliktit, Moska dhe Ankaraja, pas grushtit të shtetit të pasuksesshëm në Turqi me 15 korrik 2016, kanë vendour që është më mirë t’a mbajnë afër njëra tjetrin sipas parimit “më mirë është të shohësh se çfarë bën armiku sesa të të befasojë”.
A i kanë befasuar turqit rusët me këtë rast? Nuk ka dyshim! A e kanë befasuar Putinin dhe kreun shtetëror rus, këtë bash nuk e besoj. Si argument në këtë rast do të paraqisja tekstin e publikuar sot në Politico. Në këtë tekst, duke u marrë me temën e ngjarjeve më të reja në Siri, mes tjerash nënvizohet si më poshtë:
“Pra, ku e lë kjo Rusinë? Si puna e aleatëve kyç të Assadit, Irani dhe Hejsbolahu, Moska është e fokusuar në pioritete të tjera – pikërisht, Ukrainën. Edhe deri tani avionët luftarakë tusë kanë fluturuar në bombardime të kufizuara në mbështetje të forcave të Assadit, gjë që ka shtuar hamendësimet se Kremlini dinte për ofensivën e ndodhur dhe se nuk është i pakënaqur që presioni ndaj Assadit po rritet. Nga ana tjetër, Moska e shtyn Assadin të pajtohet me Turqinë dhe të kërkojë zgjidhje politike për përfundimin e luftës civile, gjë që do e bënte Sirinë tëheqëse për firmat ruse, dhe ndoshta do të siguronte se nuk ka rreziqe për bazat e saj stratregjike detare në Siri. Kremlini, gjatë verës së kaluar është përpjekur disa herë të realizojë takime ballë për ballë mes krerëve turq dhe sirianë. Kësisoj edhe kjo përpjekje tani mund të dalë e efektshme. Përkundër të gjithë rrëfimeve për komplotin izraelit (ministri iranian e punëve të jashtme) Araghchi kësaj jave shkoi menjëherë në Ankara në mënyrë që të takohej me kolegun e tij turk Hakan Fidan. Dyshja në fjalë ranë dakord që Turqia, Irani dhe Rusia duhet të organizojnë bisedime tripalëshe për zgjidhjen e konfliktit. “vendosëm të mbajmë konsultime dhe dialog të afërt, dhe me ndihmën e Zotit, do të bashkëpunojmë për përmirësimin e mëtjeshëm të situatës në drejtim të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë”, tha Araghchi- sikurse transmeton Politico.
Me këtë rast konkludohet se Hakan Fidani ndërkohë ka fajësuar ashpër Damaskun për ndezjen e konfliktit për shkak të refuzimit të bisedimeve me forcat opozitare. “Ngjarjet e paradokohëshme tregojnë edhe një herë se Damasku duhet të pajtohet me popullin e tij dhe opozitën legjitime”, tha shefi i diplomacisë turke.
Qëndrim i Uashingtonit
Shtetet e Bashkuara një zhvillim të tillë të situatës në Siri pa dyshim munden vetëm t’a përshëndesin. Dhe kjo nga dy aspekte:
- Situata e krijuar shkon në favor të Izraelit sepse i’a zgjeron perimetrin e sigurisë më tej drejt Veriut;
- Nga pozitat e mendimeve strategjike amerikane, sipas të cilëve këmbëngulja që Rusia të jetë edhe më tej shtet i pranishëm globalisht e bën atë të brishtë, sepse do të jetë e detyruar që vëmendjen e saj t’a oientojë në luftën ukrainase dhe të neglizhojë rajonet e tjera.
Strategët e Uashingtonit mendojnë se ka ardhur koha për sulme kundër rrjetit global rus, ku për projeksionin u fuqisë në Lindjen e Afërt dhe në Afrikë atij i shërbejnë pikërisht Siria dhe bazat ruse të përmendura.
Megjithatë në mënyrë që dëshirat amerikane të përmbushen është themelore të bëjnë për vete Erdoganin. Erdogani është ai i cili kontrollon proxy-t turq në Veriperëndim të Sirisë dhe me këtë ai orienton operacionet e tyre ushtarake.
Nga sa u tha më lart nuk besoj se gjërat do të zhvillohen sipas skenarit të sulmit të tyre ndaj dy bazave kyçe ruse – njëkohësisht edhe të vetmet në tërë Lindjen e Afërt. Ajo detare në Tartus dhe ajo ajrore në Hmeimin, në Latakija. Kjo gjë për Erdoganin do të ishte një lëvizje tejet e rrezikshme, sepse mund t’i herë nga dora njëherë e përgjithmonë levat kryesore, me të cilat, ngadalë por më këmbëngulje, ka relizuar synimin strategjik, kryesore turk: mundësinë e ballansimit mes superfuqive kryesore. Një gjë të tillë bën edhe India.
A mos ndoshta rusët do t’i lëshojnë vetë? Epo kjo është një çështje tjetër.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/razgovori/zoran-meter-geopolitika/rasplamsavanje-sirijskog-ognja-tko-dobiva-a-tko-gubi/