Miodrag Vlahoviç-Pobjeda[i]
Zgjedhjet e jashtëzakoinshme parlamentare në Mal të Zi u zhvilluan me pjesëmarrjen më të ulët se kurrë më parë (56%). Nuk sollën as befasi të mëdha. Lëvizja populiste “Europa tani!” fitoi numurin më të madh të deputetëve në parlament, sikurse edhe pritej. Por gjithsesi fitoi një shumicë të në raport me koalicionin “Sëbashku” parëndësishme (24 deputetë ndaj 21) të cilin e udhëheq PDS (Partia demokratike e socialistëve) e ish presidentit Gjukanoviç. Kjo krijon konfuzion dhe pështjellim në situatën politike tashmë të komprometuar dhe të bërë lëmash.
Sfida për formimin e qeverisë
Duket se një gjë është tashmë e qartë: asnjëfarë koalicioni nuk mund të ketë mes dy grupeve më të mëdha të deputetëve. Millojko Spajiç pothuajse me siguri ka për ta marrë mëndatin për qeverinë e ardhshme. Ai ka përjashtuar çdo mundësi për formimin e kabinetit me PDS-në.
Spajiçi ka hedhur poshtë edhe kolaicionin me Lëvizjën “Ura” të kryeministrit aktual “teknik” Dritan Abazoviç, i cili ka fituar 12,5% ose më mirë të themi 12 mandate (sëbashku me “Malin e Zi demokratik”). Përplasja e egër mes tyre e bazuar në akuzat ende të pavërtetuara për financim të paligjshëm të zgjedhjeve nga ana e tregtarit koreanojugor të kriptovalutave, i cili është tani për tani nën hetim. Ecuria e kësaj procedure mund të jetë e dëmshme si për Spajiçin ashtu edhe për Abazoviçin. E gjitha kjo është bërë karakteristika më e rëndësishme – në mos më e rëndësishmja – e Malit të Zi të pas zgjedhjeve.
Koalicioni proserb/prorus i emërtuar “Për të ardhmen e Malit të Zi” ka fituar 14,7 % të votave dhe kësisoj 13 deputetë, gjë e cila e vë atë në një pozitë me rëndësi edhe përkundër rënies në raport me zgjedhjet paraardhëse.
Vendi nuk është në gjendje të mirë
Zgjedhjet parlamentare të muajit gusht të vitit 2020 e thyen monopolin e shumicës për PDS-së së Gjukanoviçit. Edhe përkundër retorikës së bollshme pro BE-së rezultatet që atëherë janë të këqija. Dy raportet vjetore të Komisionit të BE-së për përparimin e Malit të Zi treguan prapambetje në rrugën europiane, edhe përkundër të përpjekjeve të komisarit të BE-së për zgjerimin Varheli për t’u dhënë mbështetje populistëve që morën pushtetin. Ndërkohë, dy qeveritë anti PDS shkaktuan trazira në të gjithë segmentet e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore, me shenja të qartë të ndikimeve nga Beogradi dhe Moska.
Barriera e fundit e kolapsit mbetet antarësimi i Malit të Zi në NATO. Madje edhe pse ajo është kompromituar ndjeshëm me pengesat e vazhdueshme të Agjensisë për sigurinë kombëtare kundër rrjetit serbo-rus brenda vendit. Abazoviçi e vëzhgonte atë me vëmendje duke kryer spastrime.
Spajiçi promovon një program ekonomik me dëshira të bukura, “Europa tani 2:0”. Por madje edhe ai e pranon se vendi ndodhet buzë kollapsit financiar. “Nuk ka paga për nëpunësit shtetërorë pas muajit shtator”, tha haptazi ai. Por kjo nuk e pengoi të premtonte rritje të pagave dhe pensioneve duke deklaruar heqjen e Fondit shtetëror të pensioneve dhe siguracioneve! Ata zgjedhës që mbështetën Spajiçin, si dhe dy koalicionet e afërta me presidentin e Serbisë Vuçiç, e injorojnë rrezikun e krizës ekonomike. Ata ëndërrojnë përparimin e çuditshëm të qeverisë së re me tu formuar ajo.
Por ata mund të mbeten të zhgënjyer. As Spajiçi dhe as Jakov Millatoviçi, zëvendëskryetar i “Europa tani” dhe presidenti i sapozgjedhur, nuk mund të garantojnë harmoni politike madje as brenda radhëve të trye politike. Millatoviçi mbetet i afërt jo vetëm me presidentin e Servisë Vuçiç, por edhe me Abazoviçin. Kjo e ndërlikon pozitën e Millatoviçit.
Partnerët ndërkombëtarë
Bashkësia diplomatike perëndimore në Podgoricë preferon stabilitetin që garanton një shumicë e cilësuar dhe e qëndrueshme në parlament. Ata injorojnë rrezikun e partive proserbe dhe proruse, edhe përkundër qëndrimeve të tyre anti-NATO dhe anti-BE. Problem do të jetë mënyra sesi të përfshihen në qeveri partitë politike të pakicave kombëtare (boshnjake, shqiptare dhe kroate). Ndoshta diplomatët perëndimorë kanë ndërmend që t’i urdhërojnë me dashamirësi që të bashkohen.
Si Abazoviçi, ashtu edhe Millatoviçi sëbashku me liderët e tjerë të shumicës së projektuar, mbështesin projektin serb të “Ballkanit të hapur”, të cilin e mbështesin ShBA-të. Millatoviçi do ta ketë problem ta kundërshtojë atë nëse dëshiron të bëhet kryeministër.
Pra u vërtetua ajo fjala e urtë: “kur hyn në trenin e gabuar – të gjitha stacionet janë gabim”. Mali i Zi ka hyrë në trenin e gabuar që në muajin gusht të vitit 2020. Këmbëngulja për të vazhduar udhëtimin nuk siguron veçse kërcënon stabilitetin politik dhe mbijetesën ekonomike të Malit të Zi. Ky është një projekt destruktiv dhe i dëmshëm. Stacioni tjetër mund të ketë “pasoja të rënda”. Emrat e stacioneve që vinë më pas nuk do të ishte mirë t’i përmendnim këtu…
Kthimi nga rruga drejt askundit do të jetë i gjatë dhe i dhimbshëm. Sa më vonë të ndodhë, aq më keq do të jetë.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.pobjeda.me/clanak/vlahovic-put-u-nigdje-u-crnoj-gori