Marko Papiç[i]
E para, gjeografia. Argumenti se për rusët Ukraina është me rëndësi në mënyrë që të zgjerohen deri në Karpate nuk pi ujë, sepse Karpatet nuk janë Himalajet. Ato vërtetë janë kufi i rëndësishëm gjeografik, por në tërë këtë narracion anashkalohet fakti se jemi në vitin 2024 dhe jo në 1824 dhe se raketat dhe sistemet e sotme të armatimit mund t’i “mposhtin” lehtë Karpatet, madje edhe t’i kapërcejnë.
Krahas kësaj, edhe sikur të vinin deri në Karpate, rusët nuk do të ishin në gjendje t’ia dilnin mbanë me popullsinë e kësaj pjese të vendit, që është tejet e predispozuar antiruse. Duket se në këtë rast rusët do të kishin më shumë dëme sesa përfitime.
Në debatin sesa është e rëndësishme strategjikisht Ukraina për rusët nënvizohen edhe burimet natyrroe. A ju kujtohet zhurma që u dëgjua në vitin 2022 rreth gazit neon? Nëse nuk ju kujtohet, më lejoni t’ua kujtoj. Në atë kohë dëgjoheshin histori të ndryshme sipas të cilave gjysma e ofertës së gazit neon ndodhej “nën goditje” për shkak të invazionit të Ukrainës Lindore. Dhe çfarë ndodhi më në fund? Natyrisht asgjë, Ukraina ende vazhdon të prodhojë qymyr në zonat Lindore të cilat gjenden nën kontrollin rus (Donjecku dhe Lugansku), sepse Rusia ka për vete mjaftueshëm qymyr. Ukraina është eksportuese e madhe e grurit, por po ashtu edhe Rusia. Natyrisht, qymyri dhe gruri janë shumë të rëndësishëm por nuk japin kurrfarë supremacie gjeopolitike, dhe nga ana tjetër, marrja nën kontroll e burimeve natyrore ukrainase nga ana e Rusisë nuk është së do t’a bëjë atë më të fortë. Mbi të gjitha, zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit kanë shfaqur aftësi të madhe adoptimi, duk i bërë të mundur Ukrainës që të vazhdojë tregtimin e grurit të saj në tregun global – megjithëse vetëm 75 përqind të sasisë që eksportohej para luftës – edhe përkundër konfliktit të përgjakshëm që vazhdon prej dy vitesh në Europën Lindore.
Si është puna me zgjerimin e sferës së ndikimit rus? Ukraina deri jo shumë kohë më parë gjendej nën ndikimin e fortë të Rusisë. Në atë shtet jetonin 46 milionë njerëz që ishin ta gatshëm të blinin mallra të eksportuara nga Rusia, ndërsa ukrainasit me arsim të lartë emigronin rregullisht në Rusi duke patur parasysh se një pjesë e madhe e popullsisë flet rusisht. Invazioni i Ukrainës nuk do të kishte kuptim – sikurse nuk ka kuptim çfarëdolloj invazioni tjetër – sidomos nga perspektiva e mbrojtjes së kësaj sferës së ndikmit.
Le të kujtojmë se çfarë ndodhi në vitin 2014, kur Moska aneksoi ose ndau zonat më “proruse” të Ukrainës; me këtë akt Rusia, shumë ukrainas të orientuar lehtazi prorusë, i detyroi të besojnë akoma më shumë se janë ukrainas. Madje edhe sikur për ndonjëfarë mënyre Rusia do t’i dyfishonte përpjekjet dhe do të mund t’a pushtonte Kievin, çmimi i mbajtjes nën kontroll të këtij kombi të egërsuar dhe armiqësor do t’i tejkalonte të gjitha benefitet ekonomike dhe gjeopolitike. Është pak a shumë e qartë se Rusia, vetëm por të pushetonte pjesët perëndimore të Ukrainës, do të ndeshej me kryengritje të mëdha të popullsisë së atjeshme predispozicioni antirus i së cilës është shumëfish më i lartë se në pjesët lindore të vendit.
Rusia tashmë ka akses në Detin e Zi, nëpërmjet portit modern Novorosijsk. Sevastopoli, porti i famshëm në Krimé, nuk është ndonjëfarë porti me rëndësi të madhe tregtare. Eksporti i mallrave ruse kryhet nëpërmjet Novorosijskut, dhe ky port është me rëndësi sepse këtu ndalojnë anijet e flotës të Detit të Zi. Por le të shtrojmë pyetjen se sa është me rëndësi strategjikisht Deti i Zi për Rusinë? Përse u dashka që Rusia ndonjëherë t’a vendosë pronën e saj në brigjet e “liqenit” (sepse Deti i Zi në thelb është liqen) i cili gjendet nën kontrollin e Turqisë, dhe që lidhet me Mesdheun, një “liqen” akoma më i madh i cili kontrollohet nga NATO-ja? Epo nuk do t’a dëshironte. Të gjithë pretendimet ruse për Detin e Zi janë vetëm simbolike, thjesht dëshirë për të thënë se është i tyre. Nuk ka kurrfarë rëndësie reale stratgjike dhe gjeopolitike.
Opinioni i ekspertëve rusë ka shfaqur habi për shkak të humbjeve në zonën e Kurskut. Kërkohet se cilët janë fajtorët, që nuk e kanë parashikuar dhe analizuar rrezikun me kohë, përse nuk janë rregulluar pozicionet mbrojtëse… Prania e diversantëve në thellësi të territorit është një element me shumë rëndësi për analizën e kushteve në zonën e Kurskut sepse ata kanë krijuar panik, ndjesinë e pafuqisë, kërkimet në shoqërinë ruse të tradhëtarëve të cilët për një grusht dollarë dhe një pasaportë kanë shitur vendin e tyre.
Në fund ekziston edhe teoria mbi atë se me pushtimin e Ukrainës Rusia dëshiron të krijojë një “zonë tampon” mes saj dhe NATO-s. Është folur shumë mbi atë se hyrja e Ukrainës në NATO do t’u mundësonte Shteteve të Bashkuara të vendosin raketat e tyre në territorin ukrainas, por, sipas analizës tonë, këto pohime janë thjesht “qesharake”. Rumania dhe Bullgaria kanë hyrë në NATO që në vitin 2004 dhe kësisoj aleanca ka mjaftueshëm pozicione që t’a kërcënojë me raketa Rusinë. Hyrja e Ukrainës në NATO nuk do t’u jepte në asnjë mënyrë ShBA-ve dhe aleatëve të tyre ndonjëfarë përparësie strategjike në raport me Rusinë, asgjë më shumë që nuk e kanë patur deri tani. Në fund të fundit, hyrja e Finlandës në aleancë e ka sjellë NATO-n në një largësi prej gjithsejt 330 kilometra nga Shën Peterburgu. Është e qartë se në këtë historinë mbi antarsimin e Ukrainës në NATO luhet diçka tjetër.
Megjithatë, me Krimenë, përshembull është diçka krejt tjetër. Nga perspektiva e brendshmë politike, Krimeja konsiderohet pjesë historike, kulturore dhe strategjike e Rusisë dhe shumica e banorëve të saj në zgjedhjet ukrainase kanë votuar kryesisht për kandidatët prorusë. Krahas kësaj, kontrolli rus mbi Harkovin i mundëson Moskës akses në ujin që dërgohet në Krime nga Dnjepri, dhe gjithashtu është edhe një zonë tampon për kundërsulmet urkainase. Kontrolli mbi pjesët e Zaporozhjes, i jep Rusisë një urë tokësore deri në Donbas, pjesë të Donjeckut dhe tërë Luganskut që tashmë i kontrollon Moska. Kësisoj Msoka ka gjithçka i nevojitet për të “siguruar” Krimenë dhe t’a integrojë atë si rajon të qëndrueshëm ekonomiko-shoqëror. Përveç kësaj, nëpërmjet kontrollit të 18% të territorit të Ukrainës, Moska objektivisht do të mbajë Kievin larg NATO-s. Kjo sepse aleanca ka një rregull të pashkruar – por të pranuar nga të gjithë – se vendet me konflikte territoriale duhet t’i zgjidhin ato para antarsimit. Megjithëse administrata e Bajdneit deklaroi se ky rregull nuk do të ketë rëndësi për Ukrainën, euroapianët ndoshta me këtë nuk do të bien dakord, dhe dihet se vendimi për antarsim në NATO duhet të jetë unanim. Përse europianët momentalisht kundërshtojnë antarsimin e Ukrainës në NATO ndërsa është në luftë me Rusinë, sepse në rast të kundërt kjo do ta shtynte tërë aleancën në konfrontim me Moskën.
Konkluzioni te i cili vimë në këtë analizë është se Ukraina, si shtet i tërë, nuk ka aq rëndësi strategjike për Rusinë, por kanë vetëm disa pjesë të saj. Putini e nisi luftën në Ukrainë në mënyrë që të largonte vëmendjen nga protestat që po zhvilloheshin në vendin e tij. Presidenti i Rusisë është në fakt një diktator i vogël që përpiqet me të gjitha mënyrat për të qëndruar në pushtet.
Vlera strategjike e Ukrainës për Rusinë është mbivlerësuar. Kontrolli i tërë terrirotit të Ukrainës për rusët nuk ka vlerë ekzistenciale, sidomos jo sot, në vitin 2024. Megjithatë, mbajtja e territoreve që Rusia ka pushtuar që në shkurtin e vitit 2022 e deri sot, është e dobishme për forcimin e kontrollit mbi Krimenë. Me një fjalë, Rusia e ka arritur atë që i nevojitej.
Sa ka rëndësi strategjike Ukraina për Perëndimin?
Përsa i përket Perëndimit, duket sikur ai që nga ekspansioni i NATO-s jashtë shteteve të tanishme lindore dhe qendrore të Ëuropës ka patur pak përfitime, por për shtetet Balltike, Poloninë dhe Rumaninë, integrimi i Ukrainës në NATO ka rëndësi të madhe sepse Rusia është shumë afër tyre.
Ruajtja e sovranitetit dhe koherencës territoriale të Kievit është strategjikisht e rëndësishme për Perëndimin. Kollapsi i rregjimit properëndimor në Kiev do ta inkurajonte Moskën dhe ndoshta do të përforconte akoma më shumë ambicjet territoriale ruse dhe kjo si pasojë do të sillte shkatërrimin e zonës tampon mes Rusisë dhe Perëndimit.
Në këtë kuptim është shumë me rëndësi që rregjimi aktual në Kiev të mbetet në pushtet dhe ta ruajë kontrollin mbi shumicën e territoreve ukainase. Duket qartë se Rusia nuk e ka konstatuar në kohën e duhur këtë dhe kësisoj u gjend disi e befasuar me mbështetjen ushtarake dhe ekonomike që i ofroi Perëndimi Kievit.
Në sytë e Perëndimit, Ukraina vërtetë ka rëndësi strategjike për faktin se është sulmuar nga Rusia. Megjithatë, sovraniteti i plotë i Ukrainës mbi të gjithë territoret e saj Perëndimit nuk i shkon për shtat. Sepse, Perëndimit, në kuptimin strategjik më shumë i shkon për shtat një rezultat i pazgjidhur dhe ngrirje e konfliktit, sepse ngrirja e konfliktit do t’a cfilitë Rusinë dhe do ta lërë pa burimet e domosdoshme për vazhdimin e kontrollit mbi Donbasin dhe Krimenë.
Një pjesë e madhe e Europës do të kishte përfitime nëse Rusia do të mbetej “e mbërthyer” në Ukrianë. Nga kjo perspektivë, Perëndimi madje as nuk do të dëshironte që Ukraina- në kuptimin tradicional të fjalës- “të fitonte” dhe të rikthente kontrollin mbi territoret e saj të dikurshme. Humbja e plotë e Moskës mund të shpjerë drejt një Rusie revanshiste, e cila do ta shfrynte tërë zemërimin e saj kundër Perëndimit.
Konkluzioni jonë është se Ukraina kishte rëndësi strategjike në momentin e fillimit të luftës dhe se Perëndimi tani, që ka vendosur njëfarë kontrolli mbi shumicën e territorit ukrainas, nuk shqetësohet tejet shumë për Hersonin dhe Donjeckun.
Territoret gjeografike, ekonomike, kulturore dhe historike që ka pushtuar Rusia që nga fillimi i luftës nuk janë me rëndësi për Perëndimin. Këtë logjikë e pohojnë përshembull Polonia, e cila që në shtatorin e muajit 2023 bëri me dije se do të ndërpresë dërgimin e armëve në Ukrainë në mënyrë që të plotësonte rezervat e saj me armatime. Në atë kohë kjo lëvizje konsiderohej marifet zgjedhor i qeverisë polake të qendrës së djathtë e cila dëshironte të bënte për vete pjesën djathtiste dhe nacionaliste të trupit zgjedhor, i cili kritikonte mbështetjen ekonomike dhe ushtarake që i jepej Ukrainës. E gjithë kjo kaloi pa rënë në sy, ose shumë më pak se duhej. Sepse Polonia nuk është “vetëm njëri prej shteteve perëndimore”, Polonia është bindshëm partneri më i madh dhe më i rëndësishëm gjeopolitik i Ukrainës, ajo sëbashku me shtetet Balltike. Përse? Sepse asnjëri prej tyre nuk do të kishte përfitim nga hyrja e Ukrainës në në NATO më shumë sesa do të kishte Polonia. Më zhvendosjen e linjës së konfrontimit mes Perëndimit dhe Rusisë drejt Ukrainës, Polonia në fakt këtë linjë e largon nga vetja.
Konkluzion
Përse i takon Perëndimit, ngrirja e luftës ruso-ukrainase është okej, dhe deri diku i shkon për shtat synimeve të tij afatgjatë. Për këtë ka pak mundësi që Perëndimi të investojë tejet shumë përpjekje që t’u ndihmojë ukrainasve në këmbënguljen e tyre për të rikthyer territoret e humbura. Dhe kjo jo vetëm për faktin se përparësitë e një ecurie të tillë janë të kufizuara, por edhe për shkakun se Ukraina, madje edhe me ndihmën e Perëndimit, ndoshta nuk do të kishte mjaftueshëm burime materiale dhe mundësi për të realizuar një ofensivë të sukseshme.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://velikeprice.com/must-read/ukrajina-je-precenjena/