Zoran Meter[i]
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
Nëpër mediat kroate gjëmoi me të madhe lajmi i djeshëm mbi dorëheqjen e kancelarit austriak Sebastian Kurz. Sëpaku për ata të painformuarit, të cilët nuk janë të njohuir me “figurën dhe veprat” e këtij politikani të ri 35-vjeçar, e akoma më shumë për shkak të hetimeve që kanë nisur kundër tij dhe qeverisë së tij ditëve dhe javëve të fundit.
Organet hetimore kanë kryer hetime në qeveri dhe për pasojë 9 persona nga rrethi i ngushtë i saj dyshohen për marrëveshje të mundshme me gazetarët për “trukim” të imazhit. Dyshohet se Ministria e financave në periudhën mes viteve 2016-2018 ka shfrytëzuar paratë e buxhetit shtetëror për të paguar lajmërimet në gazetën Österreich, e cila publikoi mendime “të sakta” mbi anketimin e opinionit publik për Sebastian Kurzin, diçka e ngjashme me atë për të cilën akuzohet në Izrael ish kryeministri Benjamin Netanjahu, me të cilin Kurzi, me që ra fjala, ka patur marrëdhënie të ngushta. Se cili “mësoi” nga tjetri vështirë të thuhet por jo edhe të supozohet, duke patur parasysh moshën dhe eksperiencën politike, e cila natyrisht, është shumë në favor të ish kryeministrit të shtetit izraelit.
Meqë jemi te eksperienca politike, duhet të kujtojmë se Sebastian Kurzi është një prej politikanëve më të rinj europianë që pati sukses të rrufeshëm dhe u ul në kolltukun e njeriut më të fuqishëm të vendit të tij. Në këtë fushë “mundi” edhe kolegun e tij francez, më saktë Emanuel Makronin, ngjitja e të cilit në krye të vendit ishte gjithashtu e rrufeshme, për më shumë edhe për faktin se ai në politikën e lartë, ndryshe nga Sebastian Kurzi, hyri si anonimus i vërtetë- nga sfera e biznesit bankar, formoi partinë e tij, duke mundur pak më vonë rivalë të njohur të partive franceze të formuara prej kohësh dhe të organizuara mirë.
Kurzi kishte një histori politike disi ndryshe, por jo më pak mbresëlënëse. Përkundrazi! Në radhët e Partisë Popullore ai hyri qëkur ishte shkollar. Në mënyrë që të njihej me popullin e tij, hyri vullnetarisht në ushtri për të kryer shërbimin (vullnetar) ushtarak. Studioi drejtësi në Fakultetin juridik të Universitetit të Vjenës, por nuk arriti ti përfundonte studimet për shkak të ngritjes së rrufeshme në politikë, e kësisoj ky “shfronëzim” ndoshta do t’i japë mundësinë të diplomohet dhe të fitojë arsimin formal të lartë. Për shkak të këtij fakti elita politike austriake e konsideronte gjithmonë “fillestar”.
Isahte vetëm 23 vjeç kur Sebastjanm Kurzi u bë kryetar i degës së Vjenës së Partisë Popullore. Në moshën 25 vjeç u emërua Sekretar shteti për çështjet e integrimit, domethënë ishte përgjegjës për integrimin e emigrantëve në shoqërinë austriake. Në vitin 2013 zgjidhet deputet në parlamentin shtetëror dhe njëkohësisht iu ofrua posti i Ministrit të punëve të jashtme. Ky fakt zgjoi menjëherë shumë interes jashtë kufinjve të Austrisë, sepse të udhëheqësh politikën e jashtme të një vendi në një moshë 27 vjeçare ishte diçka e paparë ndonjëherë më parë. Por djaloshi Sebastian Kurz edhe në këtë fushë u tregua mjaft i fortë dhe nuk mbeti aspak prapa kolegëve me eksperiencë gjë që është shenjë e një inteligjence të pabesueshme dhe e një kulture të madhe politike, por edhe e zotërimit të dijeve të përgjithshme gjë e cila në ditët e sotme nuk merr vlerën e duhur sepse u jepet përparësi specializimeve të ngushta.
Megjithatë, Kurzi u tregua tejet më i mençur se shumë kolegë të tij më të moshuar se ai. U soll jashtë kuadreve dhe rregullave të lojës dhe me këtë u gjend përballë ashpërsisë së Brukselit dhe fuqive kryesore në metropolet kyçe të BE-së të cilëve nuk u pëlqente aspak ky “upstarti” (fillestari) austriak. Nuk duhen harruar kritikat e tij të ashpra kundër politikës migratore të Anxhela Merkelit të vitit 2015 dhe mbështetjes që u dha politikave të ngjashme, por me predispozita tërësisht të kundërta, që bënin atëbotë Hungaria, Polonia dhe Çekia. Nuk duhet harruar as konflikti i tij fizik me Emanuel Makronin në vitin 2020, kur sëbashku me kryeministrin holandez Mark Rute refuzoi të miratonte buxhetin e BE-së. Frau Merkelit atëbotë u desh të ndërhynte personalisht për ti qetësuar këta “fajkoj” të rinj dhe njëkohësisht edhe rivalë politikë.
Brukselit nuk i pëlqeu aspak koalicioni i Kurzit me partinë e së djathtës ekstreme dhe antiemigratore, Partinë e Lirisë (2017-2019), gjë që iu konsideruas si mëkat i vërtetë, por Kurzi edhe këtu diti t’ia dilte mbanë- formoi koalicion të ri me të Gjelbërit.
“Krimi” i Kurzit në sytë e Brukselit u pasqyrua edhe te inicimi nga ana e tij i ligjit “Për Islamin”, me të cilin u ndalua financimi nga jashtë për ndërtimin e xhamive. Këmbëngulte që predikimet e imamave të ditës së premte të mbaheshin ekskluzivisht në gjuhën gjermane, e cila u bë edhe gjuha e vetme e pranueshme në kopshtet e fëmijëve (pikërisht, gjë që është e çudtishme, këtu bëhet fjalë për Austrinë,… e jo për Afganistanin, Bosnjën, Kroacinë apo Serbinë…?). U miratuan edhe ndëshkimet me gjobë për ata të ardhur që nuk duan të mësojnë gjermanisht.
Në kundërshtim me elitat e BE-së, politika e Sebastian Kurzit brenda vendit është vlerësuar në përgjithëesi pozitivisht, domethënë shumica e austriakëve i kanë miratuar lëvizjet e kancelarit të ri. Për këtë mund të thuhet se largimi i Kurzit nga posti i kancelarit kurrsesi nuk do të thotë edhe fundi i karrierës së tij politike. Përkundrazi! Pas deklarimit të dorëheqjes dhe propozimit që i bëri presidentit të vendit Aleksandër van der Bellen që ministrin e tanishëm Aleksandër Shalenberg ta emërojë si shef të ri të qeverisë, Kurzi mbetet në krye të Partisë Popullore dhe gjithashtu do të marrë edhe postin e zëvendëskryetarit të parlamentit austriak. Nëse hetuesit nuk zbulojnë asgjë serioze, Kurzi do të kthehet që ç’ke me të në detyrën e kancelarit. Është mjaft popullor në shoqërinë austriake dhe përveç kësaj, gjithmonë do të ketë nga ata që dyshojnë te hetimet dhe proceset e inicuara si të motivuara politikisht, e të tillë ka mjaft, mjafton të nxiten disi nga ana mediatike, dhe gjërat mund të ecin në drejtim të kundërt.
Dhe tani për në fund: Kurzi bënte “politikë ballkanike” të veçantë e cila nuk ishte përherë në harmoni me Brukselin dhe Berlinin. Nuk është sekret se ai ishte dakord për ndryshimin e kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë, domethënë për shkëmbimin e territoreve- Veriu i Kosovës i banuar me shumicë nga serbët ti bashkëngjitej Serbisë (gjë që do të mundësonte supozimin për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë) dhe dy rajonet jugore serbe të banuara me shumicë shqiptare ti bashkëngjiteshin Kosovës.
Tashmë ish kancelari Kurz ka qënë haptazi dakord me ndërtimin e gazsjellësit Balltik Rryma e Veriut 2, gjë që ishte në kompatibilitet me politikën e Anxhela Merkelit, ndërsa me Rusinë realizoi marrëdhënie korrekte megjithëse, për të mos patur keqkuptime, kurrsesi nuk mund të konsiderohet si politikan prorus. Është fjala për pragmatizëm, domethënë se ai mbi të gjitha merrte në konsideratë interesat kombëtare austriake. Ndërtoi edhe marrëdhënie shumë miqësore me Izraelin, ndërsa ato me Turqinë i reduktoi në zero. Në lidhje me këtë të dytën është paradoks sesi ai ishte në një “linjë” identike me rivalin e tij politik Emanuel Makronin. Ja pra çfarë është politika.
[i] https://www.geopolitika.news/razgovori/top-tema-sebastian-kurz-otisao-da-li-zauvijek-smetao-mnogima-najvise-eu/