Në kuadër të 3-vjetorit të krijimit të shoqatës ZCGA, në Tiranë kryesia e kësaj shoqate organizoi një takim pune. Gjatë këtij takimi u diskutua për programin e aktiviteteve për periudhën 2021-2022 dhe për shkak të situatës së vështirë të Covid 19 dhe pamundësisë për të organizuar një aktivitet për këtë jubile u vendos që t’i jepen certifikata mirënjohje disa personaliteteve dhe institucioneve që kanë dhënë një kontribut të vazhdueshëm në mbështetje të programit të ZCGA-së që nga krijimi i saj për promovimin e figurave dhe ngjarjeve historike që kanë lënë gjurmë në historinë e popullit malazez dhe atij shqiptar.
Pasi u pyet nga redaksia e Argumentum.al, kryetari i shoqatës Marinko Culafic na informoi se certifikata mirënjohje në 3-vjetorin e shoqatës Komuniteti Malazez në Republikën e Shqipërisë (ZCGA) iu dhanë:
1) Matica Crnogorska
2) Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andon Merdani
3) Kryetarit të Këshillit të Qarkut të Lezhës, z. Eduard Ndreca
4) Ish kryetarit të bashkisë së Barit, dr. Zoran Srzentic
5) Përfaqësuesit të Matica Crnogorska për Maqedoninë e Veriut, z Miroljub Orlandic
6) Legjendës me origjinë malazeze të futbollit shqiptar (pas vdekjes) Milutin Kërcic
7) Tre anëtarëve më të moshuar të Komunitetit Malazez: Borislav Culafic, Bardha Soskic dhe Ibrahim Gjonbalic