Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi këtë të enjte ( 3 shtator) se të dy palët kanë rënë dakord për bisedime në mënyrë që të shmangin konfrontime në Mesdheun Lindor.
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s mbi bisedimet teknike për dekonflikt në Mesdheun Lindor
Pas diskutimeve të mia me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy Aleatët kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime teknike në NATO për të krijuar mekanizma për de-konflikt ushtarak për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor. Greqia dhe Turqia janë Aleatë të vlerësuar dhe NATO është një platformë e rëndësishme për konsultime për të gjitha çështjet që prekin sigurinë tonë të përbashkët. Unë qëndroj në kontakt të ngushtë me të gjithë Aleatët e interesuar për të gjetur një zgjidhje për tensionet në frymën e solidaritetit të NATO-s.

Following my discussions with Greek & Turkish leaders, the two Allies have agreed to enter into technical talks at #NATO to establish deconfliction mechanisms and reduce the risk of incidents & accidents in the #EastMed. https://t.co/Kc70MlNPzY
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 3, 2020