Andrej Ivanji-Vreme[i]
Duket se njerëzit kryesorë të rregjimit të Aleksandër Vuçiçit po e humbasin kokën. Pas deklaratave dramatike drejtuar opinionit publik të kryeministrit Aleksandër Vuçeviç, presidentit të Republikës Aleksandër Vuçiç dhe kryetares së parlamentit Ana Brnabiç, të hënën në mbrëmje, në të cilat nuk thanë asgjë, të martën në mëngjes, mediat e rregjimit në mënyrë akoma më dramatike lajmëruan dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviç.
Kësaj here konferenca e jashtëzakonshme për mediat ishte konkrete: Vuçeviçi vërtetë dha dorëheqje “të parevokueshme”. Do të vijojnë procedurat e parashikuara nga ligji, por kjo do të thotë se qeveria ka rënë.
Duke mos gjetur një zgjidhje për protestat gjithnjë e më të forta dhe më të mëdha në numur të cilat i udheheqin studentët e Serbisë dhe bllokadën e sistemit arsimor, krahas mbështetjes gjithnjë e më të madhe që po u jepet studentëve, mosbindja civile dhe rezistenca në shoqëri kundër mënyrës autokratike të tij të qeverisjes dhe korrupsionit endemik, Vuçiçi ishte i detyruar të sakrifikonte njeriun të cilit formalisht i besoi funksionin më të rëndësishëm në shtet dhe vendin kryesor në Partinë përparimtare.
Kjo është shenja e parë serioze e dobësisë së rregjimit të përparimtarëve i cili nga rënia e tarracës së stacionit hekurudhor në Novi Sad është në difensivë konstante dhe fitorja e parë e shoqërisë civile në Serbi kundër autokracisë trembëdhjetë vjeçare.
Kjo nuk është fitore e partive opizitare, ato nuk kanë kurrfarë lidhje me këtë.
Blerje kohe
Megjithatë, nuk duhet të gënjehemi se forcat në shoqëri (duhet theksuar përsëri e përsëri- të cilat i nxitën dhe i udhëheqin studentët) të cilat ëndërrojnë mbi shtetin ligjor, arritën fitoren përfundimtare kundër partisë shtet, mungesës së ligjit dhe lidhjeve mes kriminalitetit të organizuar dhe politikanëve në pushtet.
Topi tani është në oborrin e Vuçiçit, i cili, si presdient i Serbisë ka formalisht dy mundësi, ndërsa si shefi faktik i Partisë përparimtare të Serbisë e cila ka shumicën absolute në Parlamentin popullor ka fuqi që njërën nga ato t’a vërë në jetë: mund të shpallë zgjedhje parlamentare të parakohëshme, por edhe mund t’a urdhërojë shumicën në parlament që të propozojë një mandatar të ri i cili do të formojë qeverinë.
Sipas ligjit, Parlamenti popullor ka detyrimin që në seancën e parë pasardhëse të konstatojë dorëheqjen e kryeministrit dhe që nga ai moment fillon numuri i afatit prej 30 ditësh për të zgjedhur qeverinë e re.
Në kushtet e tilla të zhvillimit të ngjarjeve, partitë opozitare duhet në mënyrë urgjente të heqin dorë nga çfarëdolloj veprimi në përpjekjet e tyre në bllokimin e parlamentit, madje dhe të ndihmojnë në mbajtjen e seancës të mërkurën, dhe jo t’i mundësojë Vuçiçit, që nëpërmjet shtyrjes së seancës, të fitojë kohë shtesë.
Sepse pikërisht kjo dorëheqja e Vuçeviçit eshtë blerje kohe, në mënyrë që përparimtarët të gjejnë një mënyrë që të dalin nga situata në të cilën janë karmashitur. Dhe, natyrisht, përpjekje për të fashitur erën që fryn në favor të protestave studentore.
Vuçiçi tashmë ka deklaruar “rikonstruksion serioz të qeverisë”. Nëse shumica e tij parlamentare do të zgjedhë një kryeministër të ri, dhe pastaj Aleksandër Vuçiçi e shtyn për muaj të tërë derisa të vendosë për ministra sa më besnikë, do të kalojnë muaj, e në krye të pushtetit nuk ka për të ndryshuar asgjë.
Hapësirë manovrimi për Vuçiçin.
Kjo është vërtetë goditje serioze për këtë pushtet, ky sakrifikim i Vuçeviçit është në mënyrë të padyshimtë njohje e dobësisë nga ana e Aleksandër Vuçiçit, por jemi ende larg asaj që të mund të themi se është mundur. Në vetvete, Vuçeviçi, është i parëndësishëm.
Në mënyrë që në Serbi të ndodhin ndryshime është e domosdoshme të rregullohen shumë gjëra:
E para, protestat stundetore nuk duhet kurrsesi të ndalen, e tani për tani shenja të tilla nuk ka.
E dyta, protestave kundër korrupsionit duhet të fillojnë t’u bashkohen edhe nëpunësit e shërbimit shtetëror, gjë që do të shkonte në drejtimin e grevës së përgjithshme.
E treta, liderët e partive opozitare duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të veprojnë në unitet dhe të pyesin veten seriozisht për arësyet e mungesës së popullaritetit të tyre. Tani, jo atë ditë kur do të shpallen ndonjëfarë zgjedhjesh.
Dhe e katërta, Perëndimi i cili mbështet Vuçiçin duhet të ngrejë përfundimisht duart nga ai, gjë që do të ndodhë nëse nuk do të jetë në gjendje të realizojë atë për të cilën kanë rënë dakord me të.
Lëvizja për shpëtimin e vetvetes, të cilën e vuri në punë me ceremoni në Jagodinë Vuçiçi, është për të një fije kashte shpëtimi që të dalë nga kjo situatë dhe të bëjë largim nga partia përparimtare e Serbsië të cilën edhe votuesit e saj, në një numur gjithnjë e në rritje, e konstatojnë si çerdhe të korrupsionit. Nëse kjo do të arrihet, kjo varet nga të gjithë protagonistët e anës tjetër të sistemit të përparimtarëve.
Nuk duhet harruar se Vuçiçi akoma vazhdon të gëzojë besimin e pjesës dukshëm më të madhe të qytetarëve.
E kësisoj, dorëheqja e Vuçeviçit nuk do të thotë asgjë.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://vreme.com/komentar/studenti-su-oborili-vladu-milosa-vucevica/