Zoran Meter, Gjeopolitika[i]
Talibanët të cilët kanë marrë nën kontroll pothuajse tërë Afganistanin, presin formimin e qeverisë në Kabul, e cila do të jetë nën kontrollin e tyre të plotë. Një skenar i tillë nuk i pëlqen Perëndimit i cili kërkon ndarjen e pushtetit në tërë vendin nëpërmjet bisedimeve dhe jo përdorimit të forcës (në fakt këtë e ka kërkuar edhe gjatë procesit të përfunduar, për “shkak të kushteve të krijuara”, të bisedimeve në Doha, mes talibanëve dhe përfaqësuesve të ish qeverisë së Kabulit, me ndërmjetësinë e ShBA-ve). Meqënëse tani kjo forcë në terren tashmë edhe de facto është përdorur, ndërsa talibanët ditën e djeshme shpallën fitoren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e qartë se është iluzion të pritet ndonjëfarë ndarje pushteti në Kabul, qoftë ky edhe sa për sy e faqe. Nga ana tjetër, po ashtu është bërë e qartë se ditët e fundit lëvizja e talibanëve ka marrë sinjale plotësisht të qarta nga ana e ShBA-ve dhe e Perëndimit në tërësi, se qeverisja e tyre në Afganistan, është plotësisht e papranueshme dhe se nuk duhet të presin dhe as do të marrin kurrfarë ndihme nga ana e tyre.
Në këto kushte, talibanët, duan apo nuk duan, do të duhet ti drejtohen dikujt tjetër për ndihmë (sepse duhet të jetojnë me diçka si ata vetë ashtu edhe populli afgan), dhe duket se vendet, të cilët sipas mendimit të tyre do të jenë të gatshëm për ti ndihmuar, ata i kanë detektuar, sëpaku duke gjykuar nga lajmi i mëposhtëm:
“Talibanët i konsiderojnë Kinën dhe Turqinë si partnerë kryesorë në rinovimin e pasluftës të Afganistanit dhe ndërtiminn e Emiratit islamik (sikurse e quajnë ata zyrtarisht që tani Afganistanin)”, deklaroi zëdhënësi i talibanëve Suhail Shaheen në një intervistë dhënë CGTN kineze.
“Kina ëshë vend i madh dhe me ekonomi e potencial të madh. Mendoj se Kina mund të luajë një rol të madh në rinovimin e Afganistanit”, deklaroi Shaheeni.
Natyrisht nuk harroi pa përmendur edhe botën islame, e për këtë shtoi si më poshtë:
“Emiratit Islamik të Afganistanit i nevojitet miqësia, mbështetja dhe bashkëpunimi me Turqinë më shumë se me cilindo vend tjetër. Afganistani ka burime të pasura natyrore. Por ne nuk kemi mënyra për ti përftuar ato. E tërë infrastruktura jonë është shkatërruar për shkak të pushtimit dhe të vjedhjes nga pushtetarët e deritanishëm. Dëshirojmë bashkëpunimin me Turqinë në fushën e mbrojtjes shëndetsore, arsmit, industrisë, ndërtimit dhe energjetikës, si dhe në përpunimin e mineraleve”
Këtu mmundemi dhe duhet të shtojmë edhe këtë: do të jetë shumë interesante të ndiqet sesi do të reagojë Turqia ndaj qeverisë së arshshme të talibanëve në Afganistan. Nuk ka dyshim se Ankaraja dëshiron të marrë pjesë aktivisht në zhvillimin e proceseve të atjeshme ekonomike (por edhe politike e të sigurisë) dhe në këtë kuptim do të bashkëpunojë intensivisht me Islamabadin (Pakistanin).
Megjithatë Turqia është antare e aleancës së NATO-s dhe si e tillë me siguri ka edhe limitet e saj. Ankaraja gjithsesi do të duhet të harmonizojë me shumë vëmendje lëvizjet e saj me qëndrimet politike të Perëndimit në truallin afgan, qoftë edhe pse vitet e kaluar shpesh herë ka “dalë nga rreshti” dhe ka ndjekur në mënyrë parësore interesat e saj kombëtare (sjellim në vëmendje: Rusia, Siria, Libia, Nagorni Karabahu). Nëse Uashingtoni i bllokon plotësisht talibanët- diplomatikisht, financiarisht dhe me sanksione- dhe me sa duket gjithçka po ecën në këtë drejtim, me siguri që akrobacitë e Ankarasë do të jenë nën lupën e tij (Perëndimit)
Megjithatë, për Turqinë ky është një shans i mirë, për të mos u lëshuar nga dora, për depërtimin e saj të mëtejmë në Lindje, në vetë “zemrën” e Azisë. Por Erdogani gjithsesi duhet ti bëjë mirë llogaritë dhe të “mos luajë fort” në mënyrë që të mos vijë puna deri te mbitensionimi i forcave ushtarake turke dhe mundësive që disponon, duke patur parasysh, para së gjithash, gjendjen e ekonomisë turke. Por jo vetëm këto: Ankaraja, nëse dëshiron të (mbi)jetojë në këtë rajon, duhet të ekulibrojë “si me filigram” interesat e saj me ato të lojtarëve të tjerë të mëdhenj rajonalë që kanë qënë të pranishëm gjatë gjithë kohës në këto territore- para të gjithëve të Rusisë dhe Kinës, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve (dhe paralajmërimi për tërheqjen amerikane nga Afganistani është dërguar qartë që në vitin 2019) me siguri që nuk kanë qëndruar “duarkryq”.
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.nes/razgovori/z-meter-talibani-kina-i-turska-igrat-ce-veliku-ulogu-u-obnovi-afganistana/