Presidenti rus Vladimir Putin, nisur dhe nga tensionet në Europë nëpërmjet një deklarate ka propozuar hapat shtesë për uljen e këtyre tensioneve në kushtet e ndërprerjes së veprimit të Traktatit të raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi (INF).
Kjo tregon edhe njëhere sa i rëndesishëm ishte ky traktat për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin strategjik.
“Për të mbështetur kërkimin e zgjidhjeve politiko-diplomatike nëpërmjet një kompromisi ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për minimizimin e pasojave negative të prishjes së Traktatit INF, bazuar në parimet e sigurisë së barabartë e të pandashme dhe duke marrë në konsideratë në mënyrë të balancuar interesat e palëve”, thotë Presidenti rus.
Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë, sjell në vemëndje të lexuesve në rrjetin social facebook deklaratën e Presidentit rus Vladimir Putin.
***
Deklaratë e Vladimir Putin mbi hapat shtesë për uljen e tensioneve në Evropë në kushtet e ndërprerjes së veprimit të Traktatit të raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi (INF).
Federata Ruse vazhdon të besojë se Traktati INF ishte një element i rëndësishëm i arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare dhe stabilitetit strategjik. Një rol të rëndësishëm ai ka luajtur në planin e parashikueshmërisë dhe frenimit në sektorin e forcave bërthamore në hapësirën evropiane.
Ne e konsiderojmë tërheqjen e SHBA-ve nga Traktati INF, si rezultat i së cilës ky dokument nuk vepron më, një gabim serioz që rrit rrezikun e shpërthimit të një gare armatimesh, çon në rritjen e potencialit konfrontues dhe një konflikti të pakontrolluar. Duke patur parasysh tensionet e vazhdueshme në marrëdhëniet Rusi-NATO, kërcënime të reja ndaj sigurisë së përgjithshme evropiane po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Në këto kushte nevojiten përpjekje aktive me qëllim reduktimin e deficitit të besimit, forcimin e stabilitetit rajonal dhe global, si edhe uljen e risqeve që rrjedhin nga keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet në fushën e armatimeve bërthamore.
Në këtë kontekst ne konfirmojmë aderimin tonë ndaj moratoriumit të shpallur më parë nga Federata Ruse për zhvillimin e INF me bazë tokësore, derisa në rajonet përkatëse të shfaqen raketa analogjike të prodhimit amerikan. Gjithashtu, ne besojmë se thirrja jonë në adresë të vendeve të NATO-s për të shqyrtuar mundësinë e shpalljes së një kundër-maratoriumi nuk e ka humbur aktualitetin.
Për të mbështetur kërkimin e zgjidhjeve politiko-diplomatike nëpërmjet një kompromisi ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për minimizimin e pasojave negative të prishjes së Traktatit INF, bazuar në parimet e sigurisë së barabartë e të pandashme dhe duke marrë në konsideratë në mënyrë të balancuar interesat e palëve.
Në bazë të propozimeve tona të mëparshme mbi përpunimin e një sërë instrumensh kontrolluese në përforcim të nismave ruse për kundër-moratoriumet, u propozojmë gjithë palëve të interesuara të shqyrtojnë variante konkrete të masave respektive verifikuese për eliminimin e shqetësimeve ekzistuese.
© Argumentum