Ana Otasheviç, Demostat[i]
Xhozef Bajden dëshiron tu japë fund “luftërave të pafund” në Lindjen e Mesme që nuk është rajon strategjikisht i rëndësishëm për amerikanët. Pas Afganistanit, ShBA-të planifikojnë të tërheqin ushtrinë edhe nga Iraku të cilin e patën pushtuar në vitin 2003.
Këtë ide presidenti amerikan ia përcolli kryeministrit iraken Mustafa al-Kadimi në takimin që pati me të në Shtëpinë e Bardhë me 26 korrik. Kjo ide nuk se është e re. Barak Obama i pati tërhequr plotësisht trupat amerikane në vitin 2011, por tre vite më vonë vendosi ti rikthejë, pas mossuksesit të trupave irakene në luftën me Daeshin (organizatë që e quan veten Shteti Islamik) në Veri të vendit. Iraku shpalli fitoren kundër Daeshit në vitin 2017 dhe kësisoj prania e trupave amerikane në truallin iraken u bë akoma më e papranueshme për politikanët irakenë, sidomos pas vrasjes së gjeneralit iraken Kasim Sulejmani dhe politikanit e ushtarakut iraken nga radhët e shiitëve Abu Mahdi al-Muhandisit, nëpërmjet një sulmi të avioneve amerikanë pa pilot në Bagdad në fillim të vitit 2020.
Që atëherë, sulmet kundër objekteve amerikane në Irak janë shpeshtuar dhe që të gjitha këto i faturohen milicisë shiite të afërt me Teheranin. Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane që nga muaji prill i këtij vitit ka patur më së paku pesë sulme ndaj personalit amerikan në Irak. Në vitin 2018, Donald Trampi vendosi ti mbajë akoma trupat amerikane në këtë vend për shkak të operacioneve të mundshme në Siri. Ushtarët amerikanë në Irak që atëherë merren kryesisht me veprimtari zbulimi, drejtojnë dronë dhe lëshojnë raketa nga bazat amerikane ushtarake dhe ajrore. Bajdeni që ishte zëvendës i Obamës, vazhdoi me politikën e tërheqjes nga Iraku, gjë që nënkupton largimin e sistemeve raketore, tërheqjen e aeroplanmbajtëseve që lundrojnë nëpër rajon që nga viti 2001 dhe zvoglimin e numurit të bombarduesve b-52. Në Irak kanë mbetur akoma rreth 2.500 ushtarë amerikanë, ndërsa në pranverë të vitit 2021 është rënë dakord që ata të mos marrin më pjesë në veprime luftarake, por të trajnojnë dhe këshillojnë trupat ushtarake irakene. Kjo nuk do të thotë se kanë hequr dorë nga goditjet ajrore kundër forcave në rajon të cilat i mbështet Irani; i fundit ishte ai në fund të muajit qershor në kufirin irakeno-sirian, ndërsa përfaqësuesit e ushtrisë amerikane pohuan se ky sulm ishte një përgjigje ndaj sulmeve me dronë kundër objekteve amerikane.
Megjithatë Bajdeni nuk saktësoi se kur do ti tërheqëe trupat. Mesazhi i tij nga ky takim me kryeministrin iraken kishte synim tjetër, të dërgonte një sinjal të vullnetit të mirë për Iranin, të cilin Uashingtoni përpiqet ta rikthejë në tryezën e bisedimeve për aramatimin bërthamor të Iranit. Marrëveshjen të cilën Barak Obama e pati arrritur në vitin 2015, sëbashku me aleatët europianë dhe Rusinë, tre vite më vonë e prishi Trampi, ndërsa Bajdeni tani dëshiron ta rinovojë. ShBA-të dëshirojnë që nëpërmjet kombinimit të sanksioneve me diplomacinë ta detyrojnë pushtetin në Teheran të ulet në tryezën e bisedimeve, ndërsa zyrtarët iranianë shprehen se nuk do të ketë marrëveshje mbi armatimin bërthamor përderisa të mos tërhiqen sanksionet.
Shkaku për daljen nga “luftërat e pafund” në Lindjen e Mesme është çmimi i tyre i lartë. Për njëzët vite ShBA-të kanë shpenzuar 6.400 miliardë dollarë për financimin e tyre, në këto luftëra janë vrarë 7.000 ushtarë amerikanë, ndërsa 50.000 syresh janë plagosur. Madje 19 milionë amerikanë janë ish luftëtarë- një ndër shtatë amerikanë në moshë madhore është veteran lufte.
Ky vendim mbi tërheqjen është në përputhje me politikën strategjike të SHBA-ve sipas së cilës qendra e gravitetit e përpjekjeve të saj ushtarake dhe diplomatike të zhvendoset nga Lindja e Mesme në Pacifik dhe në Kinë. Azia dhe Oqeani Pacifik janë një majë të interesimit amerikan që nga viti 2010, kur përfaqësuesit e administratës amerikane konkluduan se duhet ndaluar forcimi i mëtejshëm i Kinës nëse dëshirohet që ShBA-të të vazhdojnë të jenë fuqia udhëheqëse botërore. Hilari Klintoni, Sekretare Shteti në kohën e Obamës, tha në vitin 2011 se ky rajon, në të cilin jeton thuajse gjysma e popullsisë botërore është pika nevralgjike e politikës dhe ekonomisë botërore.
Pikërisht në frymën e kësaj strategjie është edhe vendimi për tërheqjen nga Afganistani deri në fund të muajit gusht 2021. Amerikanët tërhiqen nga ku vend pas njëzet vitesh dhe mijëra miliarda dollarë që i shpenzuan në këtë vend për ushtrinë dhe mbështetje të qeverive që i vendosnin ata vetë, ndërsa nuk arritën ti mundin talibanët të cilët aktualisht mezi po presin që trupat e fundit amerikane të largohen nga territori i vendit dhe të pushtojnë qytetet. Qeveria afganistanase e ka orientuar strategjinë e saj ushtarake në mbrojtjen e qyteteve dhe zonave strategjike, por talibanët pohojnë se tashmë kontrollojnë 85 përqind të territorit dhe besojnë se qeveria do të bjerë me tu larguar amerikanët nga vendi i tyre.
Kina dhe Talibanët
Kjo do të sjellë ndryshime në raportin e forcave në rajon. Shumica e fqinjëve të Afganistanit, përfshirë edhe Kinën, e cila ka me Afganistanimn një vijë kufitare në Himalaje gjithsejt 76 kilometra të gjatë, është e kënaqur për largimin e trupave amerikane, por njëkohësisht i frikësohet mungesës së stabilitetit dhe rreziqeve për sigurinë që mund të ndodhin më pas. Pekini frikësohet se mos Afganistani shndërrohet në bazë për Ujgurët, popull musliman nga provinca Perëndimore kineze Singjang, të cilët Pekini përpiqet ti kontrollojë duke përdorur forcën.
Terreni diplomatik për ndryshimin e pushtetit në Afganistan po përgatitet me të madhe dhe në këtë proces është përfshirë tërë rajoni. Vendet që kufizojnë direkt me Afganistanin dëshirojnë të zvoglojnë mundësitë që ardhja e talibanëve në pushtet të shndërrohet në kërcënim sigurie për vendet e tyre. Antarët e Organizatës së Shangait për bashkëpunim, organizatë politike, ekonomike dhe e sigurisë që përfshin gjashtëdhjetë përqind të territorit të Euroazisë, antarë të së cilës janë Kina, Rusia, India, Pakistani, Taxhikistani, Kirgistani dhe Uzbekistani, ndërsa si vëzhgues janë edhe Afganistani, Irani, Bjellorusia dhe Mongolia, u takuan në mesin e muajit korrik për të shqyrtuar situatën e sigurisë në Afganistan.
Vakuumin që po lënë trupat amerikane mund ta mbushë Klina. Ministri kinez i punëve të jashtme Vang Ji, në fund të muajit korrik, priti në mënyrë të përzemërt një delegacion të talibanëve. Tërheqjen e trupave amerikane nga ky vend Ministri Ji e quajti “mossukses të politikës amerikane ndaj Afganistanit”, ndërsa talibanët i quajti “fuqi politike dhe ushtarake me rëndësi”.
Kina ka arësye të mbajë marrëdhënie të mira me talibaët për shkak të interesave ekonomike në Afganistan. Ky vend gjendet në rrugën e rëndësishme tregtare dhe Kina dëshiron që ai të jetë pjesë e stratregjisë së saj “Një shteg, një rrugë”, të ndërtojë aty autostrada dhe ti lidhë ato me rrjetin e rrugëve që ka ndërtuar në Azi e kësisoj të forcojë akoma më shumë lidhjet tregtare me rajonin. Afganistani është interesant edhe për shkak të burimeve natyrore që zotëron, rezervat minerale që tërheqin investimet kineze, si dhe mineralet e rralla në malet e tij.
Amerikanët në “oborrin rus“
Edhe Rusia sheh mundesitë të rrisë ndikimin e saj në rajon. Sheh me pakënaqësi përpjekjet e diplomacisë amerikane për ti zhvendosur bazat ushtarake në ish republikat sovjetike që kufizojnë me Afganistanin. Strategët ushtarakë amerikanë dëshirojnë që pas tërheqjes nga Afganistani të mbajnë ushtrinë në vendet fqinjë, gjë për të cilën Sekretari i Shtetit Antoni Blinken u takua me përfaqësuesit e Taxhikistanit dhe Uzbekistanit në Departamentin e Shtetit në fillimn të muajit korrrik. Pas sulmit ndaj ShBA-ve të 11 shtatorit 2001, ushtria amerikane ka përdorur dy baza për operacionet në Afganistan, atë në Uzbekistan dhe në Kirigstan. Këto baza më vonë u mbyllën për shkak të situatës politike jo të qëndrueshme në këto vende dhe për shkak të presioneve nga ana e Kremlinit. Rusia e konsideron Azinë Qendrore si zonë të ndikimit të saj dhe nuk dëshiron që ShBA-të ti ketë në “oborrin” e saj. Shanset që ShBA-të të arrijnë ndonjë marrëveshje me ndonjërën prej ish republikave sovjetike në Azinë Qendrore nuk janë të mëdha. Këto vende varen ekonomikisht nga Rusia dhe pjesërisht edhe nga Kina. Ish republikat sovjetike nuk janë në gjendje të vendosin për të pranuar baza amerikane në truallin e tyre pa miratimin e Moskës, gjë që ka shumë pak probabilitet të ndodhë, sepse raportet mes Uashingtonit dhe Moskës aktualisht nuk kanë qënë kaq të këqija që nga koha e Luftës së Ftohtë. Azia Qendrore nuk është prioritet i ShBA-ve, asaj nevojitet për interesa kohëshkurtër, ndërsa vendet që ajo përfshin nuk duan të hyjnë në konflikt me Rusinë dhe Kinën.
Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA
[i] https://demostat.rs/sr/vesti/analize/povlacenje-sad-iz-avganistana-i-iraka-gorki-bilans–beskrajnih-ratova-/1245