Igor Novakoviç1
Mesazhi i ri i Volodimir Zelenskit përbën një kthesë dramatike në lidhje me qëndrimet e mëparshme rreth mospranimit të pushtimit rus dhe reaksion ndaj fitores së Donald Trampit në ShBA.
Me njëzet e nëntë nëntor presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski për herë të parë përmendi mundësinë që Ukraina të heqë dorë (përkohësisht) nga territoret që Rusia i mban nën pushtimin e saj. Me fjalë të tjera, ai ofroi një rrugë me të cilën përmbyllet “faza e nxehtë e luftës”, ku territoret e mbetura nga Ukraina do të hynin në NATO, pjesa tjetër “përkohësisht” do t’i lihej Federatës Ruse, ndërsa vetë NATO do të vazhdojë edhe në të ardhmen të njohë formalisht tërësinë territoriale të Ukrainës. Përsa i përket territoreve që do të mbeteshin nën pushtimin rus, ato do të mund të rikthehen nëpërmjet masave diplomatike.
Kjo është një kthesë dramatike në raport me “Planin prej 5 pikash” të cilin, vetëm dyzet ditë më parë Zelenski e kishte paraqitur para Parlamentit (Vrhovni Rad) ukrainas në Kiev. Atëherë ai refuzonte çfarëdolloj lëshimesh territoriale, dhe kërkonte që Ukraina të merrte ftesën për hyrjen në NATO, forcimin e forcave ishtarake ukrainase për t’u përballur me forcat ruse, përfshirë edhe lejen e aleatëve për të përdorur armët e tyre me rreze të gjatë veprimi drejt territorit rus, në mënyrë që në evitohej krijimi i “zonës tampon” në Ukrainë dhe të detyrohej Rusia të hiqte dorë nga instalimi i armëve “jo-bërthamore” në territorin e Ukrainës, përfshirjen e BE-së dhe ShBA-ve në mbrojtjen e burimeve kyçe kritike kombëtare dhe përdorimi i tyre i përbashkët. Kjo e fundit, krahas ofertës që ushtrinë e Ukrainës për luftës t’a zëvendësojnë disa nga trupat amerikane në territorin e Europës, është e vetmja gjë që Kievi i ofron Perënndimit, ndërsa gjithçka tjetër, sipas këtij plani, duhet t’a bëjë Perëndimi. Krahas disa miratimeve të rralla dhe të zëshme, Perëndimi këtë plan kryesisht e refuzoi në mënyrë joformale. Nga njëra kjo është e kuptueshme. Perëndimi, gjatë gjithë kësaj kohe, është ruajtuar të mos bëhet palë në konfliktin (direkt), sepse një gjë e tillë mund të shpinte në përshkallëzim bërthamor. E vetmja gjë që miratoi ishte përdorimi i raketave me rreze të gjatë veprimi në territorin rus, të cilën e nënshkroi presidenti i tanishëm Xho Bajden, ndoshta më shumë si një mënyrë për “t’ia nxirë jetën” Donald Trampit në fillim të mandatit të tij, sesa për të ndihmuar Ukrainën. Nga ana e saj, Rusia momentalisht e ka refuzuar planin, duke pororitur Zelenskin që të “esëllohet”.
PËRMBYSJA E ZELENSKIT
Pra, mesazhi i ri përbën një përmbysje dramatike në raport me qëndrimet e mëparshme rreth mospranimit të pushtimit rus, dhe vetë përbën një reaksion ndaj fitores së Trampit në ShBA, duke patur parasysh spekulimet e përhapura gjërësisht rreth asaj se Trampi do t’i ofrojë Rusisë që t’i mbajë territoret nën kontroll për paqen në Ukrainë. Zelenski tha se planifikon të punojë me Trampin në mënyrë që të ruajë mbështetjen e ShBA-ve për Ukrainën. Por edhe vetë Zelenski nuk e la si një pozicion të fortë.
Nga ana tjetër, sipas disa burimeve brenda BE-së, gjithnjë e më shumë po mendohet mbi njëfarë modeli të “dy Gjermanive”. Në njëfarë mënyrë, propozimi i Zelenskit është në rezonancë me këtë mendim. Por është e qartë se këtu duhen bërë disa modifikime, sepse zonat ukrainase që ka aneksuar Federata Ruse nuk janë kurrëfarë entiteti i pavarur, por Rusia i konsideron terrritor të sajin. Pra këtu mbi të gjitha bëhet fjalë për njëfarë respektimi të situatës në terren me synim vendosjen e paqes, dhe operacionalizimi i bashkëpunimit me territorin që kontrollon tani qeveria ukrainase, duke njohur njëkohësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Natyrisht, edhe Ukraina edhe Zelenski e konsiderojnë me rëndësi parësore që Ukraina të marrë ndonjë lloj garancie sigurie nga Perëndimi, pikërisht atë që Perëndimi e evitoi gjatë gjithë kohës. Përfshirja direkte nëpërmjet garancive të sigurisë mund të çojë në ndonjë luftë të ardhshme me Federatën Rusë. Sepse, pas hedhjes se disa raketave supersonike ruse në territorin e Ukrainës, ekziston një frikë e përgjithshme në Europë nga përshkallëzimi bërthamor. Pikërisht ky ishte edhe synimi i Europës, dhe njëkohësisht përgjigje ndaj miratimit nga ana e Bajdenit të përdorimit të raketave me rreze të gjatë veprimi.
Pra, është në pikëpyetje të madhe nëse Perëndimi do të bëjë të njëjtën gjë që pati bërë dikur me Gjermaninë Perëndimore, e cila ishte i vetmi vend që u antarsua në NATO me probleme të pazgjidhura territoriale. Gjithsesi, formimi i NATO-s dhe antarsimi në të i Gjermanisë Perëndimore në njëfarë mënyre ishin edhe qëllimi kryesor i NATO-s, në kontekstin e polarizimit me BRSS-në e atëhershme. Në rastin e Ukrainës mund të thuhet se deri te kjo fazë e re e luftës dhe invazionit rus direkt në Ukrainë, nuk ishte as qëndrimi i antarëve europianë të NATO-s. Për ata, hyrja e Ukrainës në NATO, as edhe në BE, nuk ishte obsion. Madje edhe hyrja në BE dhe hapja e bisedimeve në këtë moment janë më shumë një pasojë e shokut dhe qëndrimit paraprak të shumicës së shteteve anetare të Unionit, ose më mirë të themi të mbështetjes së pamjaftueshme për Ukrainën dhe ndjesisë së fajit. Por realiteti po troket në derë dhe shumë veta shtrojnë pyetjen se do të ndodhë me kohezionin e politikave të BE-se, përshembull me atë të politikës së përbashkët agrare, në rast antarsimi eventual e Ukrainës në BE.
POZITA RUSE
Por ka edhe një faktor tjetër në tërë këtë histori, e kjo është Federata Ruse. Në këtë momënt nuk ka asnjë shenjë se Moska është ndopak e interesuar për çfarëdolloj lëshimesh dhe heqje dorë nga lufta. Vazhdon edhe më tej beteja për Pokrovskun, të cilin vetë Zelenski e ka përshkruar si “Bahmuti i ri”. Por përforcime shtesë në frontin e Donjeckut, i cili është kyç për përparimin, Rusia dalndadalë po e “bluan” mbrojtjen e Ukrainës në këtë qytet. Reëndësia e këtij qyteti është tejet e madhe. Ai është nyje kyçe logjistike për furnizimin dhe lëvizjet e ushtrisë ukrainase dhe vlerësohet se, në rast të rënies së tij, ekziton mundësia e shpërbërjes së tërë vijës së frontit dhe hapja e rrugës drejt qyteteve në Dnjepër (Dnjepropetrovks) dhe Zaporozhje, dhe kalimin në bregun e majtë të Dnjeprit. Nga ana tjetër, pala ruse, pa marrë parasysh psojat e luftës, ndoshta është duke pritur edhe dobëzimin e pozitës së Ukrainës në kuptimin e mbështetjes perëndimore si në para ashtue dhe në armatime. Duket qartë se ajo nuk shpejtohet. Vështirë të pranohet se Moska do të pranonte çfarëdo hyrje të pjesës së mbetur të Ukrainës në NATO dhe garancitë Perëndimore. Në këtë pikë Kremlini gjithmonë ka qënë i qartë, Ukraina duhet të jetë neutrale dhe, në rastin më të mirë dhe pa dështim në trerren, ndoshta ky pozicion nuk ka për të ndryshuar.
Në favor të kësaj dëshmon edhe një dokument i Ministrisë së mbrojtjes së Federatës Ruse, i cili rrodhi nëpër faqet ruse të internetit dhe duket se është pak a shumë autentik. Ky dokument përmban gjoja planin e Ministrisë së mbrojtjes për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe ai përbëhet nga tri pika. E para është se zonat e pushtuara janë territor i përhershëm i Rusisë dhe me këtë edhe i padiskutueshëm (ndoshta këtu përfshihet edhe zona e Harkovit), e dyta është se në zonën në Perëndimin e Ukrainës, para së gjithash zona e Ivano Frankvisk dhe Lvovska, mund të definohen si njëfarë “zone tampon” mbi të ciln mund të bisedohet me Perëndimin, ndërsa pjesa tjetër e Ukrainës do të ishte njëfarë krijese shtetërore e cila do të ishte “e orientuar për nga Rusia”. Mund të thuhet se ky është njëfarë intepretimi ekstrem i qëndrimit rus, por gjithsesi ka pika takimi me atë që dëshiron në thelb Moska.
LINDJA E AFËRT
Kështuqë nuk ka asgjë në lidhje me ofertën e Zelenskit. Kjo është njëfarë platforme e destinuar për Perëndimin dhe ShBA-të, dhe jo për
Federatën Ruse. Cila do të jetë forma përfundimtare, kjo mbetet në pikëpyetje. Nuk ka asnjë tregues se Rusia do të heqë dorë nga operacionet luftarake, megjthëse mund të pranojë bisedimet që ka inicuar Trampi. Megjithatë, nëse e shohim pamjen më gjërësisht, sidomos me situatën në Lindjen e Afërt, Moska mund të jetë e kënaqur. Përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në këtë rajon e largon vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina, normalizon situatën në kuptimin se lajmet mbi viktimat njerzore dhe dëmet materiale nuk janë më diçka e zakohnshme dhe nuk prodhon atë shok që pati prodhuar në vitet 2022 dhe 2023. Me fjalë tjera, nëse nuk janë të thyer në kuptimin ekonomik dhe politik (dhe nuk janë, përkundrazi), rusët nuk kanë arësye të heqin dorë nga strategjia e deritanishme. Duhet marrë parasysh edhe diçka tjetër: Trampi në mandatin e tij të kaluar ka bërë një sërë lëvizjesh radikale, para së gjithash në kuptimin e raporteve me partnerët, por gjithsesi nuk nisi asnjë konflikt. Nga kjo mund të konkludohet se ai do të jetë i kujdesshëm me vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, gjë që do të thotë se do të jetë i përmbajtur kur të vijë puna për zgjidhje radikale. Për të mos përmendur pastaj se ai gjithmonë ka shfaqur prirje për bashkëpunim me Putinin, dhe se është kritik i ashpër i qëndrimit të administratës Bajden për luftën në Ukrainë. Permtimi i tij për përfundim të shpejtë të luftës gjithashtu duhet marrë me rezervë. Dhe vendimi i fundit i Bajdenit mbi përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi i ofrojnë një justifikim të shkëlqyer në rast mossuksesi.
Më në fund, çfarë duhet pritur në muajt në vijim. Ukraina e ka kuptuar se varet nga presidenti i ri i ShBA-ve dhe ka bërë hapa përpara. Ndoshta ndonjëfarë bisedimesh, në ndonjë territor neutral, mund edhe të fillojnë (p.sh. përsëri në Turqi) dhe ka mundësi që të mbeten të fshehta. Këtu ekziston mundësia që, nëse pala ukrainase nuk do të bëjë lëshime, Trampi do të jetë i ashpër ndaj tyre. Me fjalë të tjera, nëse Rusia ofron zgjidhje e cila është radikale për Kievin, ajo nuk do të pranohet. Me këtë lufta ndoshta do të vazhdojë, pa ndonjëfarë përmbysje spektakolare, ndërsa pozitat e Ukrainës gradualisht do të shemben. Ukraina nuk do të marrë garancitë Perëndimore, ndërsa zgjidhje e bazuar në modelin e “dy Gjermanive” ka shumë mundësi që të mos vijë, ndoshta kurrë, në tryezën e bisedimeve.
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
1 https://novimagazin.rs/iz-nedeljnika-nm/342018-ukrajina-rat-i-mir