Mario Stefanov -Gjeopolitika[i]
“Lufta në Ukrainë tregoi se epoka e luftës industriale akoma vazhdon…
Që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë në hapësirën mediatike vazhdon kërkimi për armën çudibërëse që do të mund të sillte përparësi në fushën e luftës. Çdo armë me prejardhje amerikane apo europiane, për të cilën bëhet më dije se është në kuadër të ndihmës për Ukrainën për tu mbrojtur nga agresioni rus, është është cilësuar si një herë e një kohë “wunderwaffen”.
Tani ka hyrë në përdorim koncepti “game changer”. Çfarë nuk është quajtur “game changer”! Madje edhe automjeti i korracuar me rrota AMX-10RC, i vjetër me dhjetra vite, në portalet në internet është bërë shkatërrues i rrezikshëm tankesh. Në të vërtetë, shumica e armëve që i janë dërguar Ukrainës në etapa të caktuara të luftës kanë luajtur një rol të rëndësishëm, sikurse ishte avioni turk pa pilot Bajraktar TB2, projektilet antikorracë Javelin dhe Stingerët kundërajrorë, apo sistemi raketor HIMARS dhe sistemet antiajrore Patriot dhe Iris-T. Por gjithsesi asnjëra prej këtyre armëve nuk është bërë “game changer” në fushën e luftës, por thjesht kanë luajtur rolet për të cilët janë projektuar dhe prodhuar. Në vijim të veprimtarive luftarake, si përherë në konflikte luftarake, pala kundërshtare ka arritur të zvoglojë efektin e disa prej tyre, ndërsa për të tjerat po përpiqet.
Pritmëri pa sukses
Bajraktari TB2 u paraqit në javët e para të luftës si armë e çuditshme e cila mund të arrijë suksese të njejta sikurse pati arritur në Nagorni-Karabah në vitin 2000. Megjithatë, deri në javën e katërt të luftës, numuri i sulmeve me të ra në mënyrë dramatike, për të rënë në zero në fillimin e javës së pestë, kur edhe qëndroi derisa Ukraina kreu një sërë sulmesh në ishullin e Gjarpërit në fillim të muajit maj duke përdorur edhe avionë luftarakë me ekuipazh si dhe TB2, dhe pastaj përsëri në fillim të muajit korrik. Rënia e numurit të sulmeve që u njoftuan në javën e pestë ishte një tregues i fortë i asaj se shumica e TB2 ishin rrëzuar, ndoshta nga kombinimi i mbrojtjes kundërajrore dhe avionëve rusë. Kjo gjithsesi u bë shkak që Ukraina të ishte më e kujdesshme në mënyrën e përdorimit të TBS të tjerë. Këtë vlerësimin e pohon edhe informacionet që ka marrë dr. Jack Watling nga Royal United Services Institute (RUSI) gjatë disa javëve qëndrimi në fushëbetejat ukrainase, ku ka biseduar me shumë pjestarë aktivë të forcave të armatosura ukrainase. Në podcast-in “This Means War” të publikuar me 30 qershor, deklaroi se “kohëzgjatja e avionëve urkainas pa pilot në rastin më të mirë është një javë”.
Paradoksalisht, ndërsa mediat ngrinin në qiell rolin e Bajraktarëve për asgjësimin e mjeteve të korracuara ruse, veprimi i efektshëm i tankeve urkainas nga koha sovjetike T-64 që ishin prodhuar në uzinat ukraniase, u anashkalua plotësisht. Vetëm disa javë pas thyerjes së përparimit të rusëve drejt Kievit, në fillim të luftës, u bë me dije roli i T-64BV ukrainas të modernizuar nga përbërja e brikgadës së parë ukrainase të mjeteve të korracuara. Kjo brigadë me njëqind tanke T-64BV u rreshtuar në brinjë të drejtimit të përparimit rus dhe pyjet e Çernigivit dhe Kievit, nga ku, duke goditur nga një distancë e afërt praktikisht dhjetuan njësitë e mekanizuara dhe të korracuara ruse që i ishin turrur drejt Kievit.
Pas kësaj, ardhja e sistemit raketor amerikan HIMARS u prit me emocione të mëdha mediatike. Sistemi shumë shpejt u tregua i efektshëm në goditjen e shënjestrave vitale ruse siç ishin selitë e komandës së ushtrisë ruse dhe magazinat e municioneve. Megjithatë, dy muaj pas përdorimit të përshpejtuar tempoja e sulmeve ndaj shënjestrave kritike ruse filloi të bjerë, natyrshëm në masën që rusët gradualisht u adoptuan me shfaqjen e kësaj arme të re dhe me precizion të lartë në fushëbetejë. Pjesërisht kjo mund t’i mvishet edhe faktit se misionet e kryera ishin në një hap me ciklin e informacioneve – shumë shenjëstra të njohura trashmë ishin qëlluar dhe ishte e nevojshme të grumbulloheshin të dhëna të reja informative në mënyrë që të lokalizoheshin dhe identifikoheshin shënjestra të reja të cilat ia vlente t’i godisje.
Pompozitet fillestar
Edhe përkundër efektshmërisë së pakundërshtueshme të shumicës së këtyre sistemeve, një pjesë e madhe e pompozitetit fillestar për ta, sikur janë pikërisht ato që ndryshojnë rregullat në fushën e luftës, gradualisht është zhdukur gjatë kohës që zgjaste lufta, ndërsa ka vazhduar kërkimi i opinionit publik për “wunderwaffen-ët”. Më tej erdhën deklarimet për tanket gjermane të cilësisë së lartë Leopard 2 që i’u dorëzuan Ukrainës në forma të ndryshme duke lënë të kuptohej se ata ishin pikërisht “game changer-ët” e shumëpritur që do të sillnin fitoren. “Game changer-ëve” diamantë i’u bashkuan edhe tanket e këmbësorisë M2A2 Bradley amerikane, me të cilat as vetë ushgtria amerikane nuk ka qënë asnjëherë e kënaqur. Pas humbjeve të Leopardit dhe Bradleyt në fazën fillestare të kundërofensivës ukrainase mediat, duke shpallur se pa humbje nuk është e mundur të zhvillohet lufta, filluan të kërkojnë armë të reja çudibërëse. Tani po i fryjnë dorëzimit të bombave kasetë amerikane në Ukrainë si “game changer” të rinj, megjithëse komentatorë seriozë paralajmërojnë se kjo thjesht nuk i përgjigjet realitetit të luftës.
Por realiteti, si zakonisht, është shumë më i ndërlikuar sesa tregohet nëpër media. Pjesërisht kjo është gjeneruar nga prirja për fokusim miop ndaj sistemeve të veçanta armatimi dhe fitore të vogla taktike, e për këtë kërkimi për armët “game changer” vazhdon edhe më tej.
Por, problemi kryesor për palën ukrainase nuk është gjetja e “game changer-it” por sigurimi i furnizimit të vazhdueshëmn me sasi të mëdha municionesh, para të gjithëve atyre të artilerisë, sasi që janë të nevojshme për të siguruar paritetin me fuqinë e madhe ruse.
Fund i paparashikueshëm
Deri tani, lufta në Ukrainë ka afruar një sërë mesazhesh si nga pikëpamja politike ashtu edhe ajo ushtarake. Vazhdimi dhe fundi i saj është tejet i paparashikueshëm, por ecuria e deritanishme ka thyer shumë paragjykime të gabuara të strategëve ushtarakë nga të cilët njëri është se me zhvillimin e teknologjisë se armëve “precize” ose inteligjente është lënë mënjanë doktrina e prodhimit masiv të armëve dhe municioneve. Lufta vazhdon të jetë përballje e industrivë dhe e ekonomivë të shteteve ndërluftuese. Gjithçka në fund të fundit shpie në sigurimin e materialit luftarak në sasi të tilla që të barazohen me ato të armikut, furnizmin e tyre në fushëbetejë dhe goditjen e armikut me sa më shumë çelik dhe eksploziv. Si pala ukrainase asthue dhe ajo ruse, për shkak të intensitetit të veprimeve luftarake, varen në mënyrë direkte nga furnizimi me sukses i sasive të mëdha të armëve dhe municioneve në vijën e parë të frontit të luftës. Në këto momente kjo është bërë problemi kyç për të dyja palët.
Lufta vazhdon të mbetet garë e potencialeve ekonomike dhe industriale të shteteve ndërluftuese. Edhe përkundër shfaqjes së armëve të inteligjente të cilat, me një precizion të përkryer, shkatërrojnë tanket armike dhe arrijnë të fundosin edhe luftanijet më të mëdha, gjithsesi për ecurinë e luftës, krahas dëshirës për fitore, vazhdon edhe të tej të jetë vendimtare fuqia e egër që të jep potenciali industrial, i cili për nga sasia e prodhimeve duhet t’ia kalojë kundërshtarit për furnizmin me materiale luftarake, tanke, topa, raketa si dhe potenciali ekonomik që mund të sigurojë financimin e luftës në masën që kjo është e nevojshme për sendërtimin e mbifuqisë ndaj kundërshtarit.
Në të dyja anët, në atë ukrainase dhe ruse, materiali luftarak digjet pa mëshirë dhe për secilën palë është parakusht për vazhdimin e luftës pikërisht furnizimi masiv me municione dhe armë të reja.
Vlerësim i gabuar
Fuqia e egër dhe masive në kombinim me potencialin industrial dominon të fushëbetejat moderne. Lufta në Ukrainë tregoi se kjo ka mbetur ashtu siç e patën formësuar revolucionet e para industriale – lufta dhe industria. Revolucionet e reja industriale dukshëm nuk janë në gjendje ta asgjësojnë këtë veçori të saj, edhe përkundër mendimeve të kundërta të cilat janë sfumuar praktikisht me atë që ka ndodhur dhe po ndodh në fushëbetejën ukrainase. Është tashmë fakt i pamohueshëm, dhe njëkohësisht një prej mesazheve më të rëndësishëm të luftës në Ukrainë, se lufta në thelbin e saj është njëkohësisht edhe luftë mes industrive dhe ekonomive.
Asgjë e re – kështu ka qënë që nga lufta civile amerikane nëpërmjet luftërave të mëdha europiane të shekullit 20, lufta koreane apo ajo irano-irakiane e cila zgjati një dekadë të tërë duke shkatërruar vazhdimisht teknikë dhe burime njerzore. Që nga fillimi i revolucionit të parë industrial e deri sot, në rastet kur janë konfliktuar ushtri të mëdha me potenciale po të mëdha industriale dhe ekonomike, ose sëpaku pas njërit prej shteteve ndërluftuese qëndronte një shtet i tillë, lufta është shndërruar në cfilitëse dhe me kohë të gjatë.
Kështu përshembull, gjeopoliticieni amerikian Georeg Friedman, themelues i agjensisë së parë private të informimit Stratfor, e tani udhëheqës i think-thank-ut Geopolitical Futures, në artikullin e tij “The Evolution of Great Powers” të datës 21 qershor 2022, nënvizon se: “Gjatë shekullit 20 fuqia ushtarake ka qënë avantazh i fuqive të mëdha. Makineritë dominonin në fushën e luftës, por ndërtimi i këtyre makinerive, materialeve që i vinin në lëvizje dhe armët që përdornin kërkonin pasjen në dispozicion të uzinave dhe sasive tejet të mëdha lëndësh të para”.
Shpenzim i stërmadh
“Kjo ka kërkuar një numur të madh punëtorësh, përfshirë edhe shpenzimet për ushqimin dhe banimin e tyre në mënyrë që prodhimi të funksiononte. Një ekonomi e përmasave të tilla ishte e nevojshme për prodhimin e një numuri të madh anijesh, avionësh, tankesh dhe të gjithë llojeve të tjera të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake… Fushëbetejat janë gropa të zeza shpenzimi marramendës. Cilido komb mund të prodhojë avionë apo tanke dhe të dërgojë ushtarë drejt vdekjes, por luftën e fiton ai komb që mund të prodhojë më shumë avionë e tanke dhe të zëvendësojë ato që ia ka asgjësuar armiku, e të mos përmendim këtu nevojën për zëvendësimin e vazhdueshëm të ushtarëve në vendin e atyre që kanë humbur jetën.”. Në vazhdim Friedmani, me sa duket mbi bazën e eksperiencave të luftëarve të Lindjes së Afërt, konkludon se zhvillimi teknik e ka ndryshuar natyrën e luftës dhe se për ta bërë atë nuk është më nevoja për prodhime masive industriale dhe atë mund ta bëjnë edhe shtete të vegjël me popullsi të pakët në numur dhe kapacitet të vogël industrial. Sipas mendimit të tij, armët janë bërë aq precize saqë për shkatërrimin e formacioneve të mëdha të armikut nuk ka nevojë për sasi të mëdha municioni. Friedmani nënvizon: “Si rezultat i rritjes së saktësisë së armëve, niveli identik i fuqisë luftarake kërkon sasai më të pakët municionesh… Lufta nuk kërkon më numur të madh popullsie as kërkon shpenzim të madh lëndësh të para”.
Të gjitha këto analiza, jo vetëm të Fridemanit por edhe të shumë analistëve të tjerë gjeopolitikë e ekspertësh ushtarakë, i ka hedhur poshtë lufta ukrainase. Pozitat e Ukrainës dhe e agresorit në fushëbetejë varen në mënyrë kritike nga furnizimi masiv me material luftarak dhe njerzor.
Model i sprovuar
Sipas analizave të think-thank-ut britanik The Royal United Services Institute (RUSI) të vitit 2022, as që mund të flitet për daljen nga skena të luftës industriale dhe nënvizohet në mënyrë eksplicite: “Lufta në Ukrainë tregoi se epoka e luftimit induatrial vazhdon akoma. Shpenzimi i madh i pajisjeve, makinave dhe municioneve kërkon një bazë të madhe industriale për furnizim-sasia vazhdon të ketë cilësinë e saj. Në luftën ukrainase, në luftën me përmasa masive, janë përplasur 250 mijë ushtarë ukrainas dhe 450 mijë qytetarë të sapo mobilizuar me 200 mijë ushtarë rusë dhe separatistë. Përpjekjet për ta armatosur, ushqyer dhe furnizuar me të gjithë materialin e nevojshëm gjithë këtë masë ushtarake është detyrë tejet e madhe. Ukrainës këtë detyrë i’a vështirësojnë mundësitë e rusëve për goditje në thellësi të shpërndarjes së forcave ukrainase, goditje që kanë si shënjestër industrinë ushtarake ukrainase dhe rrjetin e transportit. Po ashtu ushtria ruse ballafaqohet, në një masë më të vogël, me sulmet ukrainase tejkufitare në rrugët logjistike”.
Në analizën e tij The Royal United Services Institute thekson në mënyrë eksplicite: “Shkallën e lartë të shpenzimit të municioneve dhe pajisjeve luftarake mund ta përballojë vetëm një bazë e madhe industriale”.
Nga ecuria e deritanishme e luftës ka dalë se nuk është problem vetëm dorëzimi i materialit luftrak Ukrainës si dhe dërgimi i tij më tej në vijën e parë të luftës, por janë vënë rè edhe pamjaftueshmëri strukturore të industrisë amerikane dhe europiane për t’i siguruar Ukrainës sasi tejet të mëdha armësh në mënyrë të veçantë municionesh. Sa e rëndësishme është kjo për Ukrainën, del qartë nga fakti se pas Ukrainës qëndron potenciali industrial i ShBA-ve dhe aleatëve europianë. Pa atë nuk do të ishte e mundur të luftohej kaq gjatë. Për këtë mungesat e prodhimit, ose më mirë të themi të kapaciteteve të komplekseve ushtarako-industriale pasqyrohen direkt në aftësitë luftarake ukrainase.
Ajo që po ngjet në fushëbetejën ukrainase, ku është mjaft e dukshme mungesa e materialit dhe municioneve luftarake në palën ukrainase, është njëfarë paralajmërimi për shtetet perëndimore që e kanë zvogluar kapacitetin e tyre industrial ushtarak dhe kanë sakrifikuar vëllimin e prodhimit, pra sasinë, duke e gënjyer veten me cilësinë e armëve të reja.
Supozim i gabuar
Një strategji e tillë është mbështetur në supozimin e gabuar mbi të ardhmen e luftës, dhe në të kanë ndikuar edhe interesat e qeverive perëndimore të cilat, për të fituar votat e zgjedhësve, kanë shkurtuar shpenzimet ushtarake dhe trashëgimine e luftërave shumëvjeçare që kanë bërë këta shtete nëpër Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. The Royal United Services Institute në analizën e tij të datës 17 qershor 2022, thekson: “Në këtë moment Perëndimi nuk ka kapacitete industriale për bërjen e një lufte me përmasa të mëdha. Nëse qeveria amerikane planifikon të bëhet përsëri arsenali i demokracisë, do të duhet të rishikojë kapacitetet e bazës ushtarako-industriale amerikane dhe supozimet themelore mbi të cilat duhet të zhvillimi i saj”.
Fakti që lufta në Ukrainë ka rikthyer në skenë luftën e potencialeve industriale, mund të shihet edhe në sasinë tejet të madhe të municonit të harxhuar, në mënyrë të veçantë të atij të artilerisë, në ecurinë e deritanishme të kësaj lufte.
Për këtë, nën hijen e kërkimit mediatik të armës çudibërëse apo të “game changer-it”, në kuadër të ndjekjes me tifozllëk mediatik të tragjedisë luftarake, industria amerikane dhe ajo europiane ushtarake, të cilat furnizojnë makinën luftarake ukrainase, po kalon në prodhimin masiv të municioneve, në mënyrë të veçantë atë të artilerisë me kalibër 155 milimetër, dhe ky jo nga ai inteligjent dhe i shtrenjtë, por ai jo inteligjent i cili shpenzohet më shumë.
Industria amerikane dhe europiane po rikonstruktohen dhe po kalojnë në prodhimin masiv të materialit luftarak. Këshilli i BE-së deklaroi me datë 5 maj se anëtarët e Bashkmit Europian do të sigurojën sëbashku prodhimin e municioneve të artilerisë së kalibrit 155 milimetër për nevojat e Ukrainës me vlerë një miliardë euro në kuadër te Instrumentit europian të ndihmës paqesore.
Luftë industriale
Në deklaratë nënviozohet se: “Këshilli, në kuadrin e Instrumentit të ndihmës paqesore ka ndërmarrë masën e ndihmës me vlerë një miliardë euro e cila do të kontribuojë akoma më shumë në forcimin e aftësive dhe rezistencës së Ukrainës në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të saj dhe në mborjtje të popullsisë së saj civile nga agresioni aktual ushtarak i Rusisë. Me këtë masë ndihme do të financohet furnizimi i forcave të armatosura ukrainase me municion artilerie të kalibrit 155 milimetër, si dhe kategori të ndryshme predhash që shtetet anëtare do t’i sigurojnë sëbashku nga industria europiane e mbrojtjes”.
Sëbashku me paketat e mëparshme të mbështetjes ushtarake, krahas ndihmës që është dhënë deri tani, kontributi i përgjithëshëm i BE-së në Ukrainë për mbështetje nëpërmjet furnizimit me materiale ushtarake në kuadër të Instrumentit për ndihmë paqesore ka arritur shifrën 5,6 miliardë euro.
Josep Borrelli, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, në lidhje me masat e miratuara të cilat do të rinovojnë industrinë ushtarake europiane dhe do ta përshtasin atë me kthimin e luftës industriale, deklaroi: “Vendimi i miratuar është një hap i rëndësishëm më tej për furnizimin e Ukrainës me sasi më të mëdha municioni. Forcat e armatosura të Ukrainës kanë nevojë për sasi të mëdha municionesh në mënyrë që të mbrohet populli dhe territori i Ukrainës dhe kjo duhet bërë në mënyrë urgjente. Kjo, sëbashku me vendimin e mëparëshëm për të siguruar shumë shpejt municione nga rezervat ekzistuese, bën që ndihma ushtarake e BE-së për Ukrainën të arrijë vlerën prej 5,6 miliardë eurosh”.
Ky është “game changer” i vërtetë – kurrfarë arme çudibërëse, por prodhim masiv industrial i materialit luftarak si themel për mbijetesën në luftë, por edhe mundësinë e fitores së një lufte të ushtrive dhe industrive të mëdha sikurse është ajo që po zhvillohet në Ukrainë.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-potraga-za-cudesnm-oruzjem-koje-bi-omogucilo-pobjedu-ukrajini/