Para dy vitesh Putini priste që “operacioni special ushtarak” nuk do të zgjaste më shumë se disa javë. U gënjye. Para një viti, shumë veta në Perëndim vlerësonin se Rusia ishte buzë dështimit strategjik. U gënjyen. Kush do të gënjehet këtë vit?
Boshko Jakshiç-[i]
Lufta në lindje të Europës ka hyrë tashmë më vitin e tretë dhe nuk ka perspektivë se në njëfarë kohe të parashikueshme mund të përfundojë, por ekzistojnë të gjithë gjasat që të vazhdojë dhe të shkaktojë ndryshime tektonike në nivel global. Përvjetori i invazionit rus në Ukraninë me 24 shkurt 2022, nuk ishte datë për përkujtim. Asnjëra prej palëve as fiton dhe as humbet definitivisht. Ukraina paguan çmimin e lartë të shkatërrimit të vendit dhe, njëlloj si Rusia, ka viktima njerzore që maten me dhjetra nëse mos me qindra mijëra të vrarësh.
Inicitiva për momentin është në anën e rusëve. Pas muajsh të tërë lufte të ashpër ata morën Avdiivkën, gjë që është suksesi i tyre më i madh sesa marrja e kontrollit mbi Bahmutin para nëntë muajsh. Duket se viti i tretë i luftës do të jetë më i vështiri për ukrainasit të cilët tani i mbetet vetëm të besojnë se ndihmat nga Perëndimi nuk do të ndalen. Sepse sipas interpretimeve nga Kievi, Avdiivka nuk ra sepse u dobësua vullneti për mbrojtjen e lirisë, por për shkak të mungesës se mbrojtjes ajrore dhe municioneve. Në muajin nëntor brigada e tankeve u funizua me 300 predha çdo dhjetë ditë. (Mos)Fuqia e zjarrit tani matet me kufizimin prej dhjetë predhash në ditë.
I përballuar me lodhjen e trupave në një front prej 1.000 kilometër të gjatë, Presidenti Volodimir Zelenski kërkon mobilizimin edhe të gjysmë milionë ushtarëve, por fati i vendit të tij është në duart e Perëndimit. Pa furnizime urgjente vështirë se mund të ndalet përparimi rus dhe rimarrja e territoreve të humbura të Ukrainës, gjë që është një prej qëllimeve krysore luftarake të Vladimir Putinit.
Bashkimi Europian para pak kohësh miratoi një paketë ndihme financiare me vlerë prej 50 miljardë euro. Megjithëse një ndër dhjetë europianë beson se Ukraina mund të fitojë, furnizimet ushtarake për Kievin janë bërë qëllim afatgjatë strategjik.
Problemi është me Shtetet e Bashkuara të cilët janë furnizuesi kryesor me armatime dhe municione moderne. Administrata amerikane ka arritur që në senat, i cili është nën kontrollin e demokratëve, ta kalojë ligjin mbi ndihmën mbi ndihmën prej 60 miljardë dollarë, por puna është nëse kjo do të arrihet në dhomën e Përfaqësuesve, ku shumica republikane i kundërvihet fondeve të reja për armatimin e Ukrainës.
Presidenti Bajden përpiqet t’i bindë aleatët e nervozuar se Uashingtoni funksionon, po përse t’i besojnë? Ai nuk është në pozitë që të garantojë se ndihma e premtuar do të realizohet shepjt. I pyetur nëse beson se një mbështetje shtesë do të arrijë në Ukrainë para se ajo të humbasë territore të reja, ai mundi të përgjigjej vetëm shkurt: “Nuk besoj”.
Sikurse treguan debatet në Konferencën për sigurinë në Mynih, në të njejtin hotel në të cilin Putini, në vitin 2007, paralajmëroi se zgjerimi i NATO-s në Lindje përfaqëson kërcënim për Rusinë, europianët kanë frikë nga mundësia se ShBA-të, pas 75 vitesh politike të përbashkët sigurie, mund t’i lënë të vetëm. Akoma më shumë ka frikë Zelenski, i cili në Mynih iu drejtua direkt anëtarëve të Kongresit. Ndihma amerikane është shpresa e tij e fundit, ndërsa vonesa e furnizimeve me armë do të kushtojë akoma shumë jetë njerëzish.
“Mendoj se miqtë dhe partnerët tanë vonojnë në zgjimin e industrive të tyre të luftës, dhe neve gjatë vitit 2024, do të duhet ta paguajmë me jetët tona në mënyrë që industria e juaj e mbrojtjes të rritë prodhimin”, konstaton shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba.
Gjatë dy viteve të deritanishme të luftës konflikti ka përshpejtuar ndarjet gjeopolitike duke i’u afruar ndasive bipolare që të kujtojnë luftën e ftohtë. Është shkaktuar kriza e madhe energjetike dhe ajo ushqimore. Rusia gjithnjë e më e izoluar dhe nën sanksione është më e varur nga Kina, ndërsa mbështetje e Pekinit për Moskën ka thelluar problemet mes Kinës dhe BE-së.
Agresioni ka rinovuar unitetin transatlantik, ka ndikuar që anëtarët europinë të NATO-s të rritin buxhetet e tyre të mbrojtjes, e ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë në gjirin e NATO-s dhe i ka detyruar ShBA-të të forcojnë praninë e tyre në Europë.
Lufta ka shkaktuar ndasi serioze rreth efikasitetit të sanksioneve, mënyrave dhe vëllimeve të financimit të ndihmave ose kushteve për paqe. Nuk janë evituar edhe ndarjet brenda klasës politike amerikane, mes ShBA-ve dhe aleatëve, mes europianëve lindorë dhe perëndimorë si dhe brenda vetë Europës Qendrore. BE-ja ka shfaqur brishtësinë e unitetit të saj dhe probleme në lidhje me idenë e mbrojtjes autonome. As Ukraina nuk ka mbetur imune përsa i përket konflikteve në kreun e saj në lidhje me mënyrën e bërjes së luftës.
Të gjithë këto dallime janë në kontrast me unitetin në Rusi ose sëpaku shfaqjet e unitetit gjë e cila i mundëson Putinit të forcojë sundimin e tij, e ai tani pret vetëm rezultatet e zgjedhjeve amerikane duke shpresuar se fitues do të jetë Donald Trampi. Beson se republikani do të evitojë angazhimin tejet të madh në Ukrainë dhe do t’i kthehet dialogut me Rusinë. Në këtë rast aftësia e Ukrainës për të mbijetuar si shtet i pavarur dhe sovran do të jetë në pikëpyetje. Si edhe siguria europiane.
Para dy vitesh Putini priste që “operacioni special ushtarak” nuk do të zgjaste më shumë se disa javë. U gënjye. Para një viti, shumë veta në Perëndim vlerësonin se Rusia ishte buzë dështimit strategjik. Diskutohej sa muaj do të duheshin për t’i shtyrë forcat ruse në vijën kufitare që ekzistonte para 24 shkurtit 2022. U gënjyen. Kush do të gënjehet këtë vit?
Optizmimi sot në Perëndim është zbehur. Nga fitorja e madhe e pritshme ambicjet tani janë reduktuar në pengimin e kolapsit të Ukrianës dhe mundësinë e saj për të vazhduar luftën e cila, sipas vlerësimeve të të dyja palëve, ka mundësi të zgjasë edhe me vite të tëra.
Po zgjidhja paqesore? Kremlini ka bërë me dije se i vetmi zhvillim dialogues të cilin do të mund ta pranonte Rusia është dorëzimi i Ukrainës, “denazifikimi” i rregjimit, demilitarizimi dhe pranimi u humbjes përgjithmonë të katër zonave të cilat Rusia i ka aneksuar në mënyrë ilegale në vitin 2022.
Për Kievin ky është kapitullim e deklarojnë se do të vazhdojnë të bëjnë rezistencë. Paqja nuk duket në horizont.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/treca-godina-rata-kriticna-po-ukrajinu-934457