Lena Stevanoviç*
Presidenti francez Emanuel Makron ishte për një vizitë dyditore në Serbi, fokusi i së cilës ishte nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore mbi bashkëpunimin e Serbisë dhe Francës, që nga blerja e 12 avionëve Rafael e deri te bashkëpunimi në fushën e enërgjetikës. Vëmendjen e tërheqin temat mbi antarsimin e Serbisë në Bashkimin Europian, ose më mirë të themi orientimin strartegjik të politikës serbe dhe europiane, gjë që e nënvizojnë bashkëbiseduesit e Danas-it
Marija Stojanoviç, gazetare e portalit “European Western Balkans” nënëvizon se theksi i vizitës gjendet në marrëveshjet e nënëshkruara, në mënyrë të veçantë në blerjen e avionëve luftarakë francezë. Shton gjithashtu se mendon se kjo do të forcojë vërtetë marrëdhëniet franko-serbe, ndërsa Makroni, si edhe pjesa më e madhe e BE-së, shpresojnë se nëpërmjet “arranzhimeve” të tilla, Beogradi do të shkëputet nga sfera ruse e ndikimit.
-Vuçiçi do të këmbëngulë që, sëpaku edhe për njëfarë kohe, të balancojë mes Brukselit dhe Moskës, gjë që e vërteton edhe deklarata e tij e mbrëmshme sipas se cilës “Emanueli do të donte që neve t’i vendosnim sanksione Rusisë, por unë jam krenar për politikën tonë”- shpjegon Stojanoviçi.
Ajo gjithashtu nënvizon se është diçka pozitive që Makroni deklaroi publikisht që Prishtina të formojë Bashkësinë serbe të komunave, gjë me të cilën krijohet përshtypja se në sytë e Perëndimit, Beogradi është më konstruktiv në krahasim me qeverinë e Albin Kurtit në lidhje me problemin kosovar.
Deklaratën e Makronit, sipas së cilës vendi i Serbisë është në BE, Stojanoviçi e kosnideron pozitive, por thekson se mediat pro rregjimit nuk e kanë përcjellë mesazhin e tij sipas të cilit duhet avancuar shteti ligjor, ekonomia dhe jeta e përditëshme e qytetarëve të Serbisë.
-Parisi nuk do t’i japë kartë “blanko” Beogradit për të hyrë në BE, por do të këmbëngulë edhe më tej në përmirësimin e demokracisë, ndërsa demokracia e “shëndetshme” kurrsesi nuk pranon që pushteti, në mënyrë të paarguemtuar, të sulmojë shoqërinë civile, sikurse kjo po bëhet praktikë e përditëshme- shton ajo.
Vuçiçi gjatë vizitës së sotme me Makronin në Novi Sad tha se studentë e diplomuar përfaqësojnë të ardhmen e vendit tonë, dhe premtoi më shumë investime në shkencë.
Stojanoviçi konkludon se ka shumë pak mundësi që presidenti Vuçiç, mikut nga Franca, t’i ketë dëshmuar për situatën e papërshtatshme në të cilën gjenden shumica e të rinjve në Serbi, gjë për të cilën një numur i madh të rinjsh kanë vendosur që pas marrjes së diplomës së shkollimit të lartë ta kërkojnë jashtë Serbisë “vendin e tyre nën diell”.
Analisti politik Dragomir Angjelkoviç thotë për gazetën “Danas” se politika e jashtme është vazhdim i asaj të brendshmes dhe se, nëse shteti udhëhiqet mirë dhe në mënyrë demokratike, aktivitetet e tij ndërkombëtare u shërbejnë qytetarëve.
-Në rregjimet autoriare ato janë para së gjithash në funksion të pushtetmbajtësit. Duke patur parasysh se Serbia është realiti-autokraci, në të cilën gënjeshtra, mashtrimi dhe vetështeti, te ne kombinohen rrezikshëm, atëherë kjo ka të bëjë edhe me vizitën e Makronit – shpjegon Angjelkoviçi.
Bashkëbiseduesi jonë vlerëson se të gjithë temat që u prezantuan pas takimit nga të dy shtetarët, rregjimi i këtushëm do të përpiqet t’i keqpërdorë.
Shton se përshtypja më e madhe nga vizita e presidentit francez është se si lideri i një vendi që është një prej djepave të demokracisë bashkëkohore, bën sikur nuk e sheh se Serbia është një diktaturë postmoderne.
-Makroni flet për atë se BE-ja dëshiron të ketë në radhët e saj një Serbi demokratike, ndërsa me injorimin e asaj që po ngjet në shtetin tonë dhe nëpërmjet formave të ndryshme të dhënies së mbështetjes për Vuçiçin, ndihmon jo vetëm mbijetësën për edhe thellimin e sistemit autokratik me pothuajse një kulti totalitar personaliteti të udhëheqësit të madh – konkludon bashkëbiseduesi jonë.
Historinë për blerjen e avionëve francezë “Rafael”, analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç e ndan në dy tërësi:
“E para është se unë personalisht nuk shoh askund nevojën që Serbia të japë kaq shumë para për armët më moderne. Mund të shtyhej edhe me avionë të përdorur. Megjithatë, kjo ka të bëjë me ambicjen e Vuçiçit për të qënë më të mirë se kroatët. Pra, mendoj se blerja e Rafaelëve në këtë moment është një investim i panevojshëm në këtë vend i cili ka nevoja tejet më të mëdha dhe më urgjente. Por, duke patur parasysh se sa miljardë euro po investohen në projektin në kuadrin e EXPO, atëherë kjo përfshihet në mentalitetin konsumues të pushtetit dhe nuk më befason”, thotë Jakshiçi.
E dyta, sipas Jakshiçit është dimensioni pozitiv i kësaj historisë për blerjen e Rafaelëve dhe ky është afrimi me Perëndimin.
“Nëse këta 2,7 miliardë euro janë çmimi që duhet të paguajmë për afrimin me Perëndimin, atëherë ky është çmim politik, e jo ushtarak. Kjo është atëherë një përmbysje e madhe dhe serioze politike, dhe mua më duket se ka filluar që atëherë kur amerikanët e bindën Vuçiçin që t’u shesë atyre armë, megjithëse e dinte mirë se ato do të përfundonin në Ukrainë”, thotë Jakshiçi.
Pikërisht këtë moment ka shfrytëzuar edhe presidenti francez Emanuel Makron kur flet për politikën e Serbisë, e cila në fakt është politika e Aleksandër Vuçiçit. Ai, që ditën e parë të vizitës në Serbi, preku edhe temën e sanksioneve kundër Rusisë, të cilët Serbia kurrë nuk i’a ka vënë, dhe e cila për vite të tëra është “lak në fyt” për shtetin tonë.
Për këtë ai i referohet fjalëve të Makronit:
“Tani vetëm që ta lidh këtë me çështjen e lidhur me sanksionet. Këtu ne nuk japim kurrfarë leksionesh. Domethënë, ne vetëm koordinojmë. Sikur Serbia të ishte në BE ne do të duhej të thoshim: “Përse nuk i vini sanksione Rusisë?”. Por Serbia nuk është në BE, është sovrane dhe i merr vendimet në mënyrë të pavarur, dhe kjo është diçka e mirë”- tha Makroni
Jakshiçi komenton: Kjo dallon shumë nga mënyra sesi zyrtarët e tjerë lartë të huaj kanë folur deri tani për vënien e sanksioneve ndaj Moskës.
Pastaj përsërit përsëri i drejtohet fjalëve të Makronit:
“Por ajo që kam arritur të vërej këtu, është fakti se presidenti ka ndërmarrë vendime kurajoze në lidhje me angazhimin e tij sëbashku me europianët për çështjet humanitare dhe muncionin për luftën në Ukrainë dhe mbrojtjen e saj”- tha Makroni.
Duke përmbledhur të gjithë sa më sipër, Jakshiçi konkludon: “Për ta mbyllur, e tërë kjo historia ka aspektet e saj të mira dhe të këqija, të lë një shije të ëmbël dhe të thartë”.
Gjatë vizitës u nënshkruan një sërë dokumentesh mbi bashkëpunimin e Serbisë dhe Francës në fushën e shëndetsisë, energjetikës, kulturës, ekonomisë dhe inteligjencës artificiale, me synimin e pohimit dhe vazhdimit të miqësisë shumëvjeçare mes dy vendeve.
Një vëmendje e veçantë u përqëndrua në marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë francezë. Vetëm lajmi se Serbia do të blejë “Rafaelët” është në vetvete një befasi, duke patur parasysh faktin se ushtria serbe për këtë lloj investimesh është mbështetur kryesisht te Rusia.
Koha e antarsimit në BE tërhoqi mjaft vëmendje, duke patur parasysh faktin se Makroni në deklarimet e tij pohoi dëshirën e Francës që Serbia tyë bëhet antare e BE-së dhe e sheh si “pjesë të Europës së saj”.
Presodenti Vuçiç i’u përgjigj Makronit për këtë çështje, duke thënë se procesi i antarsimit është kompleks dhe i gjatë, dhe se nuk pret ndryshime të rëndësishme në një të ardhme të afërt. Gjithashtu shprehu skepticizëm në lidhje me kushtetën e vetë Unionit mbi politikën e zgjerimit.
-A do të hyjë nesër në BE, unë nuk jam mashtrues dhe gënjeshtar që t’i them popullit se do të hyjmë pasnesër. A këtë vit, as për disa vjet nuk do të jemi anëtarë të BE-së. Se ata të çmenden për ne dhe na presin me entuziazëm, jo nuk janë. Kjo është rrugë strategjike, nuk kemi ku shkojmë tjetërkund – tha Vuçiçi, duke falenderuar Francën për mbështetjen që ajo deri tani i ka ofruar Serbisë në fushën e eurointegrimeve.
Vizita e Makronit ishte e paralajmëruar kaherë, ndërsa zyrtarisht u vërtetua në prag të hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Miqësia e Vuçiçit me Makronin, si dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, hapin çështje me rëndësi në planin e politikës së jashtme të Serbisë, në mënyrë të veçantë po të kemi parasysh se që nga fillimi i këtij viti është i dukshëm distancimi nga BE-ja, mëgjithëse formalisht ajo është edhe më tej qëllimi i politikës së jashtme të Serbisë.
*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA